×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia kontrollon serbët që po mblidhen në Gazimestan, largon bluzat provokuese e flamuj serb

    FrontOnline
    28 Qershor 2024

    Policia e kosovës është angazhuar për të siguruar mbarëvajtjen e kremtimit të Vidovanit në Kosovë dhe ka ndërhyrë për të mos lejuar provokimet e mundshme të serbëve në Gazimestan. Pasi kanë detyruar të rinjtë serbë që të zhvishen dhe të heqin bluzat me simbole provokuese, policia ka marrë edhe flamurin e serbisë që mbanin në duar ata, raporton Ekonomia Online.

    Policia konfiskoi bluzat e të rinjve serbë dhe flamurët serbë, që i konsideroi provokim dhe nxitje të urrejtjes.

    Ndër vite, Vidovdani është organizuar më 28 qershor në Gazimestan.

    Vitin e kaluar, kjo festë nuk u lejua të mbahej në Gazimestan, duke e zhvendosur në Manastirin e Graçanicës “shkaku i situatës së sigurisë”.

    Kremtimi i kësaj dite ndërlidhet me përvjetorin e Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitore shpirtërore të saj, pavarësisht humbjes së madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Lazar.

    Shënimi i përvjetorit të Betejës së Kosovës në vitin 1989, në kohën e udhëheqjes së presidentit serb Sllobodan Millosheviq, u kthye në kulmin e nacionalizmit në ish-Jugosllavi, me shpalljen siç thuhej të bashkimit të Serbisë, përmes rrënimit të autonomisë së Kosovës dhe me paralajmërimin e luftërave të përgjakshme që çuan në shkatërrimin e ish federatës jugosllave.

     

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Lajme02 Korrik 2024
    Nesër (3 korrik) do të mbahet ceremonia shtetërore në nder të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta një ditë...
    Lajme02 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dje në një konferencë për media ka folur për “veprimet destabilizuese të Serbisë” në vend....
    Lajme02 Korrik 2024
    Xhmail Behluli, 61-vjeçari që u shpall i zhdukur të enjten, është gjetur sot i vdekur në Gjilan. Policia njoftoi se atë e...
    Të tjera
    Lajme02 Korrik 2024
    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një personi në veri, që është shpallur në kërkim....
    Lajme02 Korrik 2024
    Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde ka njoftuar se po e financojnë me 83 mijë euro një projekt të Iniciativës së Re Sociale,...
    Lajme02 Korrik 2024
    Një stuhi me erëra të forta dhe shi të rrëmbyeshëm ka goditur sot qytetin e Skenderajt. Si pasojë e kësaj stuhie janë...
    Lajme02 Korrik 2024
    Janë certifikuar 39 mësimdhënës kaçanikas të cilët ishin pjesë e programit “Vlerësimet e udhëhequra nga kolegët”, një projekt ky i mbështetur nga...
    Lajme02 Korrik 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka uruar kryeministrin e ri të Holandës, Dick Schoof, për postin e ri. Ai erdhi në krye të qeverisë...
    Lajme02 Korrik 2024
    Në muajin qershor është bërë një vit prej kur qeveria e ka ndaluar importin e mallrave nga Serbia. Tashmë produktet ushqimore me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.