×
  • Lajme
  • Lajme

    Komisionerja Parlamentare e FSK-së kërkon blerjen e tri veturave, kritikohet nga opozita

    FrontOnline
    28 Qershor 2024

    Kërkesa për blerjen e tri veturave për nevoja të Komisioneres Parlamentare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ishte temë diskutimi në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.

    Partitë opozitare kërkuan sqarime për nevojat që i kërkon ky institucion, ndërsa Komisionerja Parlamentare e FSK-së Remzie Zeqiraj, u arsyetua se vështirësohet funksionimi i tyre pa vetura.

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, kërkoi arsyetime për blerjen e tri veturave nga Kuvendi në vlerë prej 70 mijë euro.

    “Më bëri përshtypje blerja e tri veturave dhe gjithë ajo shumë, nuk keni specifikuar se në shërbim të kujt janë, dhe të kujt janë, përmendet shifra e 70 mijë eurove. Dua ta di se pas zgjedhjeve kjo Qeveri është zotuar që nuk do të ketë shpenzime. Unë e kuptoj që nuk mund të funksionoj me transport publik apo autobus, por kur janë ardh në fillim të mandatit ka pasur kritika për ish-qeveritarët për luks, dua sqarim”, tha Lekaj.

    E blerjen e këtyre veturave e arsyetoi, zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Arben Loshi.

    “Ka të bëjë me tre vetura të përdorur me leje, ama nuk ka administrativ, jemi në fazën ku komisioni përkatës ka për ta miratuar rregulloren. Me buxhet janë të planifikuara të komisionerëve. Ato janë të nevojshme”, tha Lushi

    Lekaj replikoi kur u përmendi mungesën e rregullores.

    “… nëse nuk ka rregullore të rikonstrurimit si do funksioni dhe si do ta kërkoni një buxhet paushall. Është e pa pranueshme”, u shpreh Lekaj.

    Arsyetim dha edhe komisionerja e FSK-së Remzie Zeqiraj. Tha se funksionimi i tyre varet shumë prej terrenit, u vështirëson punën pa vetura.

    “Pajisjet teknike i duhet shumë zyrës së komisionarit, ato mjete nevojiten sepse kjo është zyre që ka për bazë terrenin. Meqë ne kemi një linjë buxhetore nuk e kontrollojmë tërësisht buxhetin, në planifikimin e dytë e kam pa që është ngarkesë për buxhetin, dëshirë kam të ketë kapacitet. Pa asete nuk funksionohet. Terreni është në atë që ne e synojmë, synojmë me i pas kapacitete tona”, u shpreh ajo.

     

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Lajme02 Korrik 2024
    Këshilltarët e presidentes Vjosa Osmani, Donika Kadaj Bujupi, Gjenerali Sefer Isufi e ambasadorja Heroina Telaku, kanë marrë pjesë në inaugurimin e presidentit...
    Lajme02 Korrik 2024
    Nesër (3 korrik) do të mbahet ceremonia shtetërore në nder të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta një ditë...
    Lajme02 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dje në një konferencë për media ka folur për “veprimet destabilizuese të Serbisë” në vend....
    Të tjera
    Lajme02 Korrik 2024
    Xhemajl Beluli, 61-vjeçari i cili ishte zhdukur nga e enjtja në Gjilan, është gjetur i vdekur. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e...
    Lajme02 Korrik 2024
    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një personi në veri, që është shpallur në kërkim....
    Lajme02 Korrik 2024
    Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde ka njoftuar se po e financojnë me 83 mijë euro një projekt të Iniciativës së Re Sociale,...
    Lajme02 Korrik 2024
    Një stuhi me erëra të forta dhe shi të rrëmbyeshëm ka goditur sot qytetin e Skenderajt. Si pasojë e kësaj stuhie janë...
    Lajme02 Korrik 2024
    Janë certifikuar 39 mësimdhënës kaçanikas të cilët ishin pjesë e programit “Vlerësimet e udhëhequra nga kolegët”, një projekt ky i mbështetur nga...
    Lajme02 Korrik 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka uruar kryeministrin e ri të Holandës, Dick Schoof, për postin e ri. Ai erdhi në krye të qeverisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.