×
  • Sport
  • Sport

    Sylvinho merr një ofertë nga një klub portugez, largimi nga Shqipëria i mundshëm

    FrontOnline
    28 Qershor 2024

    E ardhmja e Sylvinhos në krye të shtabit teknik të Kombëtares së Shqipërisë është ende në pikëpyetje.

    Trajneri mbërriti në janar të 2023-shit dhe pas Europianit përfundoi kontrata e tij dhe stafit ndihmës, si Zabaleta apo Doriva.

    Ndërkohë, nga ana tjetër “Panorama Sport” mëson se Silvinjo ka një ofertë në tavolinë nga një klub në ligën portugeze. Kjo i trazon disi ujërat në Kombëtaren shqiptare pasi ndeshjet e radhës vijnë shpejt, në shtator do të nisë edicioni i ri i Ligës së Kombeve.

    Mes dëshirës për tu rikthyer në një klub dhe mes “zjarrit” të kualifikueseve të Botërorit 2026 me kuqezinjtë, Silvinjo është në një udhëkryq me dosjen e trajnerit në dorë.

    Një rinovim i munguar, ngre edhe më shumë dyshimet se trajneri po heziton për të vazhduar këtë projekt me Shqipërinë, apo ndoshta mund të ketë dëshirën për të vijuar, por nuk puqen kushtet financiare me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe pas suksesit me kualifikimin në Europian, “steka” tashmë është ngritur disi më lart dhe rroga nuk mund të jetë e njëjtë.

    Një largim të mundshëm e forcon më shumë interesi i disa klubeve në Europë, por edhe një ofertë që trajnerit i ka mbërritur nga një klub portugez, ku emri aktualisht nuk bëhet i ditur. Ditë të nxehta, por një zgjidhje duhet të vijë sa më shpejt pasi grumbullimi i radhës është vetëm dy muaj më vonë.

    Pa rrymë deri në 8 orë, KEDS del me njoftim për nesër
    Nga Rubrika
    Sport02 Korrik 2024
    Milani është në bisedime me Chelsean për transferimin e Romelu Lukakut, por sipas Gazzetta dello Sport, dy lojtarë të tjerë të londinezëve janë...
    Sport02 Korrik 2024
    Holanda dhe Rumania ndeshen sot në kuadër të 1/16 të finales së Euro 2024. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.
    Sport02 Korrik 2024
    Reprezentuesi i Gjermanisë, Leroy Sane në një konferencën për media, ka folur para duelit me Spanjën. Gjermania dhe Spanja do të ndeshen...
    Të tjera
    Lajme02 Korrik 2024
    Një stuhi me erëra të forta dhe shi të rrëmbyeshëm ka goditur sot qytetin e Skenderajt. Si pasojë e kësaj stuhie janë...
    Lajme02 Korrik 2024
    Janë certifikuar 39 mësimdhënës kaçanikas të cilët ishin pjesë e programit “Vlerësimet e udhëhequra nga kolegët”, një projekt ky i mbështetur nga...
    Lajme02 Korrik 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka uruar kryeministrin e ri të Holandës, Dick Schoof, për postin e ri. Ai erdhi në krye të qeverisë...
    Lajme02 Korrik 2024
    Në muajin qershor është bërë një vit prej kur qeveria e ka ndaluar importin e mallrave nga Serbia. Tashmë produktet ushqimore me...
    Bota/Rajoni02 Korrik 2024
    Një ekspozitë për gjenocidin në Srebrenicë është hapur në selinë e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Nju Jork të martën, njoftoi Qendra...
    Lajme02 Korrik 2024
    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh Ismail Kadare. Në mesazhin e tij Macron...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.