×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Begaj: Shqipëria e frymëzuar nga parimet amerikane të lirisë dhe demokracisë

    FrontOnline
    27 Qershor 2024

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në pritjen me rastin e Ditës së Pavarësisë të SHBA-së.

    Në fjalën e tij Begaj u shpreh se, “kjo datë qëndron në historinë e njerëzimit si monument i përkujtimit dhe nderimit të vlerave të lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor. Në vitin 1776, themeluesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës bënë një deklaratë të guximshme: “Të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, kanë të drejta të patjetërsueshme si jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë””.

    Begaj theksoi se, Shqipëria është frymëzuar thellësisht nga parimet amerikane të lirisë dhe demokracisë.

    “Marrëdhënia midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara është dëshmi e fuqisë së qëndrueshme të këtyre parimeve dhe e ndikimit të thellë që ato kanë në përcaktimin e fatit të një kombi, kombit tonë”, tha Begaj.

    Kreu i Shtetit nënvizoi se, miqësia historike midis dy popujve tanë mbështetet te respekti i ndërsjellë, vlerat dhe angazhimet e përbashkëta për paqe e prosperitet.

    “Shqiptarët kanë ditur ndër shekuj të ruajnë të pandryshuar kodin e tyre të shenjtë të miqësisë, mirënjohjes dhe të besës me mikun. Shqiptarët nuk i harrojnë kurrë ata që i kanë ndihmuar, u janë ndodhur pranë e u kanë dhënë dorën në ditë të vështira”, theksoi Begaj.

    “Shtetet e Bashkuara ishin pranë nesh në fillim të shekullit të 20-të, kur Shqipëria po kërkonte të bëhej “në vehte, e lirë dhe e mosvarme”. Presidenti Wilson ishte avokati më i fortë i të drejtës së shqiptarëve për vetëvendosje dhe ruajtjes nga copëtimi. Qëndrimi i tij ishte jetik për shtetin shqiptar. Kjo mbështetje dhe miqësi nuk përfundoi këtu. Pas gjysmë shekulli izolim, Amerika erdhi e para për të na mbështetur, udhëzuar e ndihmuar në ngritjen e një sistemi të ri, të lirë, demokratik e pluralist”, u shpreh Begaj.

    “Amerika ishte sërish aty, pranë shqiptarëve, në pranverën e 1999-s. NATO, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, ndaloi gjenocidin serb dhe i hapi rrugë krijimit të shtetit të dytë shqiptar, Republikës së Kosovës. Ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara ishte jetike për çlirimin e Kosovës. Ky veprim vendimtar solli jo vetëm paqe në rajon, por përforcoi edhe parimet e drejtësisë dhe të drejtave të njeriut”, shtoi Begaj.

    Kreu i Shtetit u shpreh më tej se, Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe procesin drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

    “Kjo mbështetje ka qenë thelbësore në forcimin e institucioneve demokratike e shtetit ligjor, promovimin e zhvillimit ekonomik dhe forcimin e sigurisë sonë. Një nga kontributet më të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri mbetet reforma në drejtësi, thelbësore për shëndetin e demokracisë sonë  dhe rrugën për integrimin në Bashkimin Evropian”, tha Begaj.

    “Shqipëria është një vend që, nën dritën e së shkuarës, përpiqet të analizojë me pjekuri të tashmen, për t’u orientuar më mirë në të ardhmen e saj. Shqipëria mbetet thellësisht e përkushtuar për të forcuar me shtysa të reja dhe rezultate konkrete partneritetin tonë strategjik, nga koordinimi i ngushtë politik, në forcimin e shtetit të së drejtës, në zgjerimin e lidhjeve tona tregtare dhe investimet e dyanshme, në forcimin e bashkëpunimit të sigurisë dhe mbrojtjes, si edhe në intensifikimin e shkëmbimeve arsimore e kulturore”, tha Begaj.

    Begaj nënvizoi se, “sot, në një botë të mbushur me pasiguri dhe sfida, marrëdhënia midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara mbetet më e rëndësishme se kurrë. Peizazhi global karakterizohet nga një mori krizash, lufta në Ukrainë dhe situata në Lindjen e Mesme, tensione gjeopolitike, paqëndrueshmëri ekonomike dhe kërcënime ndaj lirisë, demokracisë e të drejtave të njeriut. Në një botë kaq të paqëndrueshme, partneriteti ynë strategjik shërben si një shtyllë force dhe siguri e përbashkët”.

    “Vizita e fundit e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë ishte dëshmi e forcës së këtij partneriteti”, tha Begaj.

    “Sekretari i Shtetit ritheksoi rëndësinë e marrëdhënieve tona përballë ndryshimeve gjeopolitike e ri nënvizoi rolin e Shqipërisë si një partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.  Shqiptarët e çmojnë miqësinë me popullin amerikan. Në qendër të kësaj miqësie është komuniteti i hershëm dhe i ri shqiptar në Amerikë, Diaspora jonë”, theksoi Begaj.

    “Në këtë ditë të veçantë ne ju bashkohemi në përkujtimin e historisë suaj të pasur dhe parimeve tuaja të qëndrueshme. Le të nderojmë miqësinë midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një miqësime rrënjë të forta në vlera dhe vizion të përbashkët për një botë të drejtë dhe paqësore. Gëzuar Ditën e Pavarësisë!”, përfundoi fjalën e tij presidenti i Republikës, Bajram Begaj./ATSh

    30% më shumë kilometra në Petrol Company nuk janë teori e thatë, por rezultate të prekshme, me çmime me të…
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Korrik 2024
    Autoritetet meksikane konfirmuan zbulimin e 20 trupave në komunën e La Concordia, Chiapas, pas një videoje që qarkulloi në rrjetet sociale, në...
    Bota/Rajoni02 Korrik 2024
    Reuters Më 4 korrik, Mbretëria e Bashkuar do t’i mbajë zgjedhjet kombëtare, të cilat, sipas sondazheve, pritet t’u japin fund 14 vjetëve...
    Bota/Rajoni01 Korrik 2024
    Në vendimin historik të së hënës, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara deklaroi për herë të parë se ish-presidentët mund të...
    Të tjera
    Lajme02 Korrik 2024
    Vërshimet e fundit nga reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në komunën e Dragashit. I pari i kësaj...
    Lajme02 Korrik 2024
    Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell por pjesërisht me vranësira. “Moti me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat gjatë...
    Bota/Rajoni01 Korrik 2024
    Në vendimin historik të së hënës, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara deklaroi për herë të parë se ish-presidentët mund të...
    Bota/Rajoni01 Korrik 2024
    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, tha të hënën se ushtria e vendit po i afrohet “fundit të fazës së eliminimit” të ushtrisë së...
    Sport01 Korrik 2024
    Cristiano Ronaldo, nuk arriti të shënonte gol gjatë penalltisë, në fund të pjesës së parë të minutave shtesë të lojës. Ai pas...
    Sport01 Korrik 2024
    Portieri Jan Oblak është heroi i Sllovenisë pasi në vazhdime ka pritur penalltinë e Cristiano Ronaldos. Oblak priti gjuajtjen e fuqishme të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.