×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohet audio-incizimi mes Bedri Shabanit dhe Bogolub Janiceviqit, përgjegjës për Masakrën e Reçakut

    FrontOnline
    27 Qershor 2024

    Është publikuar edhe një audio-incizim tjetër nga biseda e Bedri Shabanit i dyshuar për spiunazh.

    Kësaj here me përgjegjësin dhe urdhërdhënësin për kryerjen e Masakrës së Reçakut, Bogolub Janiceviq.

    Ky audio-incizim u publikua në “Debat Plus”, ku dëgjohet Bedri Shabani teksa bisedon në telefon me Bogolub Janiceviqin.

    Biseda e plotë e publikuar:

    Bedri Shabani: Prit pak! Ky miku ynë a ka guxim që t’iu thotë? Ndoshta nuk mundet për shkak të punës?!

    Bogolub Janiceviq: Ai ka guxim

    Bedri Shabani: A guxon ta thotë të vërtetën? Se sot njeriu nuk po mundet as të vërtetën ta thotë!

    Bogolub Janiceviq: Ai do tua thotë të gjtihë që janë, gjithmonë ashtu ka folur.

    Bedri Shabani: E le t’iu thotë atëherë se, nuk ka dyshim se kjo është 100%, se ai dhe ( e censuruar)… kanë së paku 50 njerëz dhe që punojnë për të. Prandaj ka qenë. Prandaj ka qenë ( e censuruar)… e të gjitha! Më kupton?

    Kjo pra! Fatkeqësi që shteti (i Serbisë) po vuan! Kjo pra! Vëlla, na duhet të mos flasim në telefon shumë, mos e dhëntë Zoti, por po të ma kapin kartelën e telefonit, do të behet belaja!

    Bogolub Janiceviq: Po

    Bedri Shabani: Të përshëndes shumë ty dhe familjen, Gjithë të mirat t’i uroj në jetë e atij mikut, thuaji që t’i rregulloj këto. Nëse jo, po i konvenon dikuj… e mbaroi! Më kupton?

    Bogolub Janiceviq: Po

    Bedri Shabani: Edhe këta “të huajt”.. Në vend se i gjithë shërbimi (BIA) të vrapojë aty ku po planifikojmë paraprakisht, po e sheh ku po vrapojnë pa lidhje!

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme02 Korrik 2024
    Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, takohen sot në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e...
    Lajme02 Korrik 2024
    Instituti Albanologjik i Prishtinës do të mbajë sot mbledhje komemorative në nderim të shkrimtarit Ismail Kadare. Kadareja vdiq të hënën e 1...
    Lajme02 Korrik 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, do të takohet sot me  kryeparlamentaren e Republikës së Sllovenisë, Urska Klakoçar...
    Të tjera
    Sport01 Korrik 2024
    Portieri Jan Oblak është heroi i Sllovenisë pasi në vazhdime ka pritur penalltinë e Cristiano Ronaldos. Oblak priti gjuajtjen e fuqishme të...
    Lajme01 Korrik 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar Korab Gashin, i dyshuar për grabitjen e armatosur që ishte kryer në nëntor të...
    Lajme01 Korrik 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në krejt serinë e huqjeve në “X” e shënoi kulmin e kulmeve me huqjen e...
    Lajme01 Korrik 2024
    Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se diskutimet ishin më sfiduese se kurrë, duke iu referuar takimeve të ndara...
    Lajme01 Korrik 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje shiu, të cilat...
    Lajme01 Korrik 2024
    Dje është mbajtur Forumi i Dubrovnikut ku kanë marrë pjesë ndihmës sekretari amerikan, James O’Brien, dhe emisari i posaçëm i BE-së për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.