×
  • Lajme
  • Lajme

    Rohde i cilëson si “ngarkesë” për dialogun tri kushtet e djeshme të Kurtit – Serbia po e shkel nenin 4 të Marrëveshjes Bazike

    FrontOnline
    27 Qershor 2024

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka komentuar takimin e djeshëm të kryeministrit Albin Kurti me shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, të dërguarin special për dialogun, Miroslav Lajçak por edhe mungesën e takimit të nivelit të lartë që ishte paraparë të ndodhë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

    Rohde tha se takimi i djeshëm nuk përfundoi shumë mirë dhe se përparimi për momentin është i bllokuar, por shtoi se takimi i radhës në nivel të kryenegociatorëve paraqet potencial për ta gjetur një terren të përbashkët.

    “Dhe, prandaj, ka potencial për të gjetur terren të mesit të përbashkët. Sepse të dyja palët e dinë, që qasja konstruktive në dialog është po ashtu parakusht për të marrë pjesë në Planin e Rritjes”, tha Rohde për Nacionale, transmeton Klankosova.tv.

    Ai komentoi edhe tri kushtet e kryeministrit Kurti në mënyrë që të ketë takim të nivelit të lartë; nënshkrimi i Marrëveshjes Bazike, tërheqja e letrës së ish-kryeministres serbe Ana Bërnaqiq dhe dorëzimin e terroristit Millan Radoiçiq tek organet e drejtësisë në Kosovë.

    Kushtet e Kurtit, Rohde i cilësoi si “ngarkesë” në procesin e dialogut, i cili proces sipas tij, edhe ashtu është i vështirë aktualisht.

    “Shikoni, nuk mendoj se është e dobishme ta ngarkojmë një proces edhe ashtu tashmë të vështirë të negociatave, përherë me kushtëzime të reja. Sepse doni të arrini diçka, dhe, nëse më lejoni të kthehem në historinë tonë gjermano-gjermane, kishim marrëdhënie të vështira me Gjermaninë Lindore. Ishte një diktaturë me një demokraci, ku çdo vit njerëzit vriteshin në kufi, sepse ishte e minuar, por megjithatë gjetëm mënyra për t’u angazhuar drejt njëri tjetrit”.

    “Mendoj se gjithashtu është fatkeqe që s’pati mundësi për t’u takuar ballë-për-ballë, që s’pati takim trepalësh dhe siç tha Borrelli, ne jemi veç ndërmjetësues; s’i bëjmë dot ne punët e juaja të rënda për juve; duhet të ketë së paku vullnet minimal nga palët që të angazhohen. Dhe duhet ketë më shumë nga kjo, dhe jo më pak”, tha Rohde.

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Lajme02 Korrik 2024
    Instituti Albanologjik i Prishtinës do të mbajë sot mbledhje komemorative në nderim të shkrimtarit Ismail Kadare. Kadareja vdiq të hënën e 1...
    Lajme02 Korrik 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, do të takohet sot me  kryeparlamentaren e Republikës së Sllovenisë, Urska Klakoçar...
    Lajme02 Korrik 2024
    Sot është paraparë që të mblidhen katër komisione parlamentare. Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim do të bëjë shqyrtimin e...
    Të tjera
    Lajme01 Korrik 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në krejt serinë e huqjeve në “X” e shënoi kulmin e kulmeve me huqjen e...
    Lajme01 Korrik 2024
    Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se diskutimet ishin më sfiduese se kurrë, duke iu referuar takimeve të ndara...
    Lajme01 Korrik 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje shiu, të cilat...
    Lajme01 Korrik 2024
    Dje është mbajtur Forumi i Dubrovnikut ku kanë marrë pjesë ndihmës sekretari amerikan, James O’Brien, dhe emisari i posaçëm i BE-së për...
    Sport01 Korrik 2024
    Kampioni ynë në futsall, FC Prishtina 01 ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare. Pas paraqitjeve të shkëlqyera në edicionin...
    Lajme01 Korrik 2024
    Dje është mbajtur Forumi i Dubrovnikut ku kanë marrë pjesë ndihmës sekretari amerikan, James O’Brien, dhe emisari i posaçëm i BE-së për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.