×
  • Lajme
  • Lajme

    Projektligji i VV-së për KPM-në konsiderohet tendencë për kapjen e mediave

    Arbnor Buzhala
    30 Qershor 2024

    Një projektligj i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për Komisionin e Pavarur të Mediave, po kundërshtohet fuqishëm nga opozita në vend, Bashkimi Evropian dhe nga shoqëria civile e gazetarë vendas, shkruan FrontOnline.

    Derisa pushteti thotë se ky projektligj ka synim rregullimin e mediave, opozita thotë se synimi i pushtetit është që përmes këtij projektligji të kapen mediat dhe të bëhet kontrolle ndaj tyre.

    Reagimi për projektligjin e VV-së për KPN-në ka pasur edhe nga Bashkimi Evropian. Ai ngriti shqetësime për Projektligjin mbi Komisionin e Pavarur të Mediave, duke vënë në dukje se nuk reflekton shumicën e rekomandimeve nga një Opinion Ligjor i Këshillit të Evropës.

     

    Deputeti i VV-së: Ligji për KPM-në nuk e cenon lirinë e shprehjes

    Deputeti i Vetëvendosjes, Fitim Haziri, thotë se janë të vendosur për ta votuar në Kuvendin e Kosovës, Projekligjin për KPM-në, ashtu siç e kanë bërë gati.

    ‘’Këtë projektligj e kemi gati që gjashtë muaj në dëgjim publik dhe po besoj i dini qëndrimet e tona. Ne me qenë se e kemi sjellë në Kuvend, jemi të vendosur që ky projektligj me e kaluar siç kemi sjellë’’, thotë ai.

    Haziri për komentet dhe vërejtjet e BE-së për këtë projektligj me ironi thotë se nëse BE kërkon ashtu, atëherë po i miratojmë në Kuvend gjitha ato që thotë BE, duke mos u lodhur më pas se çka ndodhë

    ‘’Ne po e vendosim një projektligj, po e vendosim në Kuvend dhe çdo gjë që bën BE e miratojmë në Kuvend dhe nuk kemi çka lodhemi ne, çfarë republike është atëherë kjo?’’, shprehet ai.

    Deputeti Haziri, thotë se ky Projektligj nuk e cenon lirinë e shprehjes.

    ‘’Ligjin që e kemi bërë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe që nuk e cënon lirinë e shprehjes’’ deklaroj ai.

     

    Deputeti i PDK-së: Projektligji për KPM-në, tendencë e VV-së për me i kap institucionet e pavarura në emër të ç ‘kapjes

    Deputeti i PDK-së, Isak Shabani, për FrontOnline, thotë se nuk ka pasur asnjë projektligj që ka pasur komente dhe rekomandime se sa projektligji për KPM-në.

    ‘’Nuk ka Projektligj që ka pasur më së shumti komente dhe rekomandimi se sa ky për KPM-në’’ thotë.

    Shabani i PDK-së, deklaron se kjo është tendencë e partisë në pushtet Vetëvendosjes, që të i kap institucionet e pavarura në emër të ç ‘kapjes.

    ‘’Prandaj, e kemi parë të qartë tendencën që është synim kapja e institucioneve të pavarura nga VV në emër të ç ‘kapjes dhe kontrolli mbi media’’ shprehet ai.

    Shabani, potencon se nuk ka pasur asnjë kërkesë nga komisioni ku ai bën pjesë që të ketë rritje të anëtarëve të KPM-së.

    ‘’Nuk ka qenë kërkesë e asnjë anëtari të komisionit tonë për të pasur rritje të anëtarëve të KPM-së’’ deklaron ai.

     

    Matoshi: VV përmes komisarëve të saj po synon kapjen e KPM-së

    Analisti politik dhe publicisti, Halil Matoshi, për FrontOnline thotë se Projekligji për KPM-në është përpjekje në vazhdën për kontrollin e pushtetit mbi fjalën e lirë.

    ‘’Ky projekt-ligj është edhe një përpjekje në vazhdën e shtrirjes së kontrollit të pushtetit mbi fjalën e lirë’’ thotë ai.

    Matoshi, thekson se komisarët e VV-së, po synojnë të i kapin institucionet e pavarura.

    ‘’Duke synuar që komisarët é VV-së t’i kapin institucionet e pavarura! Kësaj mendësie duhet t’i thuhet Jo sot, nesër është vonë’’ deklaron Matoshi,

    Publicisti Matoshi, thotë se edhe nëse ky pushtet e voton Projektligjin për KPM-në, ky projektligj duhet shpallet jo kushtetues nga Gjykata Kushtetuese

    ‘’Gjykata Kushtetuese është pragu i fundit i mbrojtjes së shtetit demokratik, ajo do ta shpallë jo kushtetues edhe nëse e miraton kjo shumicë vulgare’’ shprehet ai.

     

    Zeneli: Vetë rregullimi i mediave online është zgjidhja, Projektligji për KPM-në mund të ketë dëm afatgjatë

    Profesori i gazetarisë dhe njohësi i mediave, Alban Zeneli për FrontOnline, thotë se vendosja anëtarëve të Këshillit të Pavarur të Mediave, nga partitë politike është e dëmshme dhe bën politizimin e këtij institucioni.

    Projekligji i referohet një direktive të BE-së, duke tentuar me përshtatë për rastin e Kosovës, por duke harruar disa faktor të rëndësishëm: Ky projektligj thotë se përmbajtja vizuale që publikohet në media online, duhet të jetë i pavarur.

    ‘’Aktualisht në KPM kemi pasur vazhdimisht reagime për mënyrën e përzgjedhjes së bordit. Bordi aktual i KPM-së, përfshirë kryetarin, si dhe një anëtarë ose dy të tij, janë kredibil për punën që bëjnë, por një pjesë e anëtareve të KPM-së, janë dërguar nga ana e pushtetit në ato detyra, ata kanë qenë mbështetës publik të partisë në pushtet dhe jo vetëm të kësaj partie, por cilës do partie që i takojnë është e dëmshme politizimi i institucionit’’ thotë Zeneli.

    Profesori Zeneli, thotë po ashtu se KPM nuk është e pavarur pasi që sipas tij ky institucion buxhetin e merr përmes Kuvendit të Kosovës, dhe kjo ndikon që ajo të varet nga politika.

    ‘’KPM nuk është e pavarur as nga ana financiare, sepse Kuvendi i ndanë buxhet dhe ajo nuk arrin që ta mbajë vetën, dhe për këtë është e varur nga politika. Meqë KPM nuk është e pavarur dhe rrjedhimisht mund të keqpërdoret në bazë të ligjit që po synohet të bëhet për të goditur media të caktuara, qoftë me anë të dënimeve dhe formave tjera’’, thekson ai.

    Njohësi i mediave, Alban Zeneli, thotë se vetë rregullimi i mediave online është zgjidhja, duke thënë se dëmi me votimin e projektligjit për KPM-në është shumë më afatgjatë se sa pushteti aktual ose pozita aktuale.

     ‘’Vetë rregullimi i mediave online është zgjidhja për vendet që janë me demokraci të zhvilluar. Dëmi mund të jetë afatgjatë nëse miratohet ky projektligj se sa pushteti aktual ose opozita aktuale’’ shprehet ai./FrontOnline/

     

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme04 Korrik 2024
    Sot mblidhen tri komisione. Nga ora 09:00, Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të...
    Lajme04 Korrik 2024
    Lutfi Haziri nga LDK thotë për "Front Online" se SHBA ka raporte të mira me popullin e Kosovës, por të kushtëzuara me...
    Lajme04 Korrik 2024
    New York Times shkruan se presidenti i SHBA, Joe Biden i tha një aleati kryesor se ai e di se mund të...
    Të tjera
    Lajme04 Korrik 2024
    Sot është 248 vjetori i shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Deklarata e Pavarësisë është një dokument ku 13...
    Lajme04 Korrik 2024
    Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier u pyet për tri kushtet që i vendosi kryeministri Kurti javën e kaluar në Bruksel, në kuadër të...
    Bota/Rajoni03 Korrik 2024
    Hamasi ka thënë se  lideri i tyre, Ismail Haniyeh është në kontakt me ndërmjetësit e Katarit dhe Egjiptit për të diskutuar idetë...
    Sport03 Korrik 2024
    Anglia mbetet favorit i madh i Kampionatit Evropian dhe skuadra e Gareth Southgate është rrugës për në gjysmëfinale, ku takohet me Zvicrën....
    Bota/Rajoni03 Korrik 2024
    Agjencia humanitare e OKB-së ka thënë se përafërsisht nëntë në çdo 10 persona në Gaza janë zhvendosur të paktën një herë që...
    Bota/Rajoni03 Korrik 2024
    Pas debatit me Donald Trump, në publik u hodh ideja se Joe Biden do të tërhiqej nga gara. Mirëpo, tashmë nuk ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.