×
  • Lajme
  • Lajme

    Basha s’i ndalë ofendimet dhe sulmet ndaj mediave, i reagon AGK

    FrontOnline
    27 Qershor 2024

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas sulmit të deputetit të VV’së, Dimal Basha, ndaj juristes së medias dhe mediave.

    AGK ka shpërndarë deklaratën e Bashës: “Kjo qeveri është e vetmja qeveri që ua ka ndalë komplet tagjinë dh asnjë cent nuk iu shkon më mediave. Kështu që, me dashtë me i kap kish vazhdu avazin e vjetër. Por, ndryshimi tregon se ne nuk jemi të asaj rruge dhe nuk kemi synim me kap.”

    AGK ka thënë se ky është “një sulm i papranueshëm ndaj lirisë së medieve dhe pluralizimit medial në Kosovë”.

    Basha ka etiketuar në mënyrë të veçantë, juristen e medies në ECPMF, aktivisten Flutura Kusari.

    “Ka rëndësi edhe kanihere kush fol. Për shembull e kemi Flutura Kusarin që del dhe do me ta diktu komplet Kuvendin e Kosovës qysh me bo ti një ligj për KPM-në, kur e njëjta në emër të lirisë së mediave del dhe i mbron Devollët në rrugë. Në emër të lirisë së mediave nuk mund me e mbrojt lirinë e oligarkëve , por as me e zhvat këtë Republikë”, ka thënë Basha.

    Sipas AGK’së, sulmi ndaj zonjës Kusari është sulm i papranueshëm, i rrezikshëm dhe me bazë gjinore. Akuzat e zotit Basha nga foltorja e Kuvendit e vënë në rrezik sigurinë e zonjës Kusari, dhe kanë për qëllim heshtjen e zërave kritikues të shoqërisë civile.

    Zonja Kusari bashkë me përfaqësues të Bordit të AGK-së dhe akterë të tjerë të medies dhe shoqërisë civile kanë dhënë vërejtjet e tyre për Ligjin e KPM-së në kuadër të Forumit për Integritetin e Informacionit të NDI. Vërejtët e këtij forumi janë reflektuar edhe në Raportin e ekspertes së Këshillit të Evropës, që i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës, që të mos e miratojë ligjin në formën aktuale, pasi që ai nuk përmbush standardet evropiane të Këshillit të Evropës. Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Komisioneri për të Drejtat e Njeriut i Këshillit të Evropës, Ambasadat e Gjermanisë dhe Italisë në Kosovë gjithashtu i kanë bërë thirrje Kuvendit që ta harmonizojë Ligjin me standardet evropiane, para miratimit të tij.”

    Në fund, AGK thotë se “gjuha e zotit Basha, fatkeqësisht, është reflektim i qëndrimeve dhe politikave të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Qeverisë së Kosovës kundër lirisë së medieve, lirisë së shprehjes dhe pluralitetitit medial në Kosovë”.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme01 Korrik 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar Korab Gashin, i dyshuar për grabitjen e armatosur që ishte kryer në nëntor të...
    Lajme01 Korrik 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në krejt serinë e huqjeve në “X” e shënoi kulmin e kulmeve me huqjen e...
    Lajme01 Korrik 2024
    Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se diskutimet ishin më sfiduese se kurrë, duke iu referuar takimeve të ndara...
    Të tjera
    Lajme01 Korrik 2024
    Komuna e Vushtrrisë ka marrë një iniciativë specifike për mërgimtarët. Ky institucion nga sot do të hapë sportele të veçanta që ofrojnë...
    Sport01 Korrik 2024
    Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjitha klubet se afati kalimtar veror fillon më 2 korrik dhe përfundon më 1 shtator,...
    Lajme01 Korrik 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me rastin e Ditës Kombëtare të Sllovenisë, ka kremtuar bashkë me kryeparlamentaren...
    Lajme01 Korrik 2024
    Dje është mbajtur Forumi i Dubrovnikut ku kanë marrë pjesë ndihmës sekretari amerikan, James O’Brien, dhe emisari i posaçëm i BE-së për...
    Lajme01 Korrik 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur të hënën në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier....
    Lajme01 Korrik 2024
    Në datën 2 dhe 3 korrik, qeveria shqiptare ka shpallur 2 ditë zie, për ndarjen nga jeta të kolosit të letrave shqipe,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.