×
  • Auto
  • Auto

    BMW prezanton gjeneratën e shtate të limuzinës M5

    FrontOnline
    27 Qershor 2024

    BMW zyrtarisht hapi një kapitull të ri për limuzinën e saj legjendare sportive M5.

    Ky model 40-vjeçar hyn në gjeneratën e tij të shtatë, i cili tani ka një sistem hibrid për herë të parë.

    Debutimi i BMW M5 më të fundit do të bëhet në Festivalin e Shpejtësisë Goodwood në Britani muajin e ardhshëm, dhe prodhimi do të fillojë në të njëjtin muaj në fabrikën e BMW.

    Shpërndarja në mbarë botën do të fillojë në nëntor 2024 dhe do të shoqërohet me prezantimin e BMW M5 Touring të ri në të njëjtën kohë.

    Motori ikonë V8 me dy turbocharge të M5 është ende aty, por tani shoqërohet nga një motor elektrik që prodhon një fuqi totale prej më shumë se 727 kuaj-fuqi.

    Kombinimi i një motori V8 me rrotullime të larta me teknologjinë M TwinPower Turbo dhe një motor elektrik, së bashku me një ndërrues M Steptronic me tetë shpejtësi që bën tërheqje me të gjitha rrotat M xDrive, i mundëson veturës të përshpejtojë nga 0 në 100 km/h në vetëm 3.5 sekonda. Shpejtësia maksimale është e kufizuar në 250 km/h, por ky kufi mund të rritet në 305 km/h me paketën M Drive.

    Përveç tre programeve standarde të punës (Comfort, Sport dhe Sport Plus), klientët do të mund të llogarisin në programet opsionale të punës Dynamic dhe Dynamic Plus, me të cilat M5 hibrid duhet të tregojë të gjitha aftësitë e tij. Më pas shoferi mund të zgjedhë që e gjithë fuqia të transferohet në boshtin e pasmë, i cili ndihmohet nga një diferencial me rrëshqitje të kufizuar të kontrolluar në mënyrë elektronike.

    Përveç programeve të përmendura në kombinim, mbetet mundësia e rregullimit individual të funksionimit të pezullimit, frenave, sistemit të drejtimit, ndërruesit dhe veturës.

    M5 është montuar në një kombinim të rrotave 20 dhe 21 inç, pas të cilave fshihen frenat me diametër disku 410 mm (para) dhe 400 mm (prapa), dhe me frena opsionale karbon-qeramike, diametri i diskut nën kalibrat e përparmë me gjashtë pistona janë 420 mm.

    Pak më i gjerë se paraardhësi i tij, M5 i ri nga jashtë mbetet i dallueshëm nga sistemi i shkarkimit dhe fillimisht do të ofrohet në nëntë ngjyra.

    Për sa i përket ndryshimeve të dizajnit në krahasim me gjeneratën e mëparshme, ka harqe dhe anët e rrotave të spikatura, spoilerët e përparmë që duken si gdhendje dhe modele të veçanta të zonës rreth shtyllës C, duke përfshirë logon M5, e cila e bën këtë limuzinë të egër se kurrë më parë.

    Për sa i përket veçorive të brendshme, nuk është zbuluar shumë, por motori hibrid është i pajisur me sistemin BMW Iconicsounds Electric. Tingulli i veturës elektrike speciale M ofron një përgjigje autentike ndaj shtypjes së pedalit të gazit, kur vetura është duke punuar në modalitetin tërësisht elektrik.

    Me konfigurimin përkatës të sistemit të lëvizjes, theksohet veçanërisht ardhja e fuqisë elektrike shtesë përveç fuqisë së motorit V8.

    Në modalitetin plotësisht elektrik, BMW M5 i ri mund të arrijë një shpejtësi deri në 140 km/h. Bateria me kapacitet 18.6 kWh, e vendosur në pjesën e poshtme të trupit të veturës, ka një rreze elektrike prej 67-69 kilometrash në ciklin WLTP, e cila pretendohet të jetë e patejkalueshme. Çmimi fillestar në Gjermani është 144.000 euro. /Telegrafi/

    Me rastin e Black Friday, 28 Nëntorit dhe 32 vjetorin e kompanisë, Petrol Company me çmime marramendëse në derivate dhe…
    Nga Rubrika
    Auto02 Korrik 2024
    Jaguar Land Rover po tërheq afërsisht 2100 SUV për shkak të rrjedhjeve të naftës që potencialisht mund të “t’ia vënë zjarrin” motorit...
    Auto01 Korrik 2024
    Mercedes thotë se hipervetura AMG One është një veturë Formula 1 për rrugë. Por, të kesh 1049 kuaj fuqi do të thotë...
    Auto28 Qershor 2024
    Pasi pranoi se qëllimet e tij të elektrifikimit kanë qenë tepër ambicioze, Mercedes tani po shfrytëzon një shumë të madhe parash në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni02 Korrik 2024
    Një numër në rritje i liderëve demokratë po thonë se duan që presidenti amerikan Joe Biden të tërhiqet nga gara, “për të...
    Lajme02 Korrik 2024
    Gazetari, Lavdim Hamidi gjatë debatit në Context të ATV-së , me deputetin nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka folur për...
    Lajme02 Korrik 2024
    Pala serbe ishte e interesuar të bisedojë vetëm për zbatimin e një pjese të Marrëveshjes Bazë, themelimin e Asociacionit të komunave me...
    Sport02 Korrik 2024
    Kombëtarja e Francës ka marrë një goditje të rëndë pasi mesfushori Adrien Rabiot nuk do të jetë në dispozicionin e tyre për...
    Lajme02 Korrik 2024
    Një person është gjetur pa shenja jete para rreth gjysmë ore në një motel në magjistralen Prishtinë-Ferizaj dhe akoma nuk dihet shkaktari...
    Sport02 Korrik 2024
    Goli i mbrojtësit turk Merih Demiral është i dyti më i shpejtë në histori të Evropianëve. Rekordin për golin më të shpejtë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.