Federata e Anglisë ka konfirmuar se Phil Foden është larguar përkohësisht nga kampi i kombëtares pas barazimit të ekipit kundër Sllovenisë.
Foden startoi në barazimin pa gola të Anglisë kundër Sllovenisë të martën.
Por, ylli i Manchester Cityt është larguar përkohësisht nga kampi për një “çështje urgjente familjare”, sipas një zëdhënësi të federatës angleze.
24-vjeçari është kritikuar për paraqitjet e tij në Euro 2024 pasi Gareth Southgate e ka vënë atë në krahun e majtë, me Jude Bellingham që luan si nr.10.
Mirëpo, Foden shkëlqeu te Manchester City sezonin e kaluar pasi luajti në një pozicion më qendror dhe shënoi 27 gola në të gjitha garat.