×
  • Lajme
  • Lajme

    Refuzohet kërkesa e dëshmitarit Fondaj për avokat

    FrontOnline
    26 Qershor 2024

    Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë rrëzuar kërkesën e dëshmitarit Kurtesh Fondaj, që t’i caktohet një avokat mbështetës në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Fondaj në fillim të seancës kërkoi avokat, me pretendimin se është ndier i keqpërdorur.

    Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, nuk është ngritur asnjë pretendim se dëshmitari ka kryer ndonjë krim dhe se nuk është përgjigjur në ndonjë formë që si rrjedhojë ta ketë inkriminuar veten.

    “Zotëri Fondaj, e kuptoj që keni biseduar me Zyrën Administrative dhe i keni shprehur shqetësimet tuaja. Ne i kuptojmë shqetësimet tuaja tani unë do t’i përgjigjem disi pretendimeve tuaja. Që të caktojmë një avokat ne për dëshmitarin duhet të ketë arsye të forta që dëshmitari mendon se po e inkriminon veten dhe mendon se po e akuzojnë se është kryerësi i një krimi. Ky nuk është rasti ynë. Në asnjë moment nuk është ngritur ndonjë pretendim, je një person i nderuar. Askush nuk ka pretenduar që keni kryer krim apo që jeni përgjigjur në ndonjë formë që t’iu ketë inkriminuar në ndonjë formë”, tha kryetari i trupit gjykues.

    Si rrjedhojë, gjyqtari e njoftoi dëshmitarin se kërkesa e tij për një avokat është rrëzuar.

    “Po ashtu, jeni shqetësuar për pyetjet e gjykatësve, sipas rregullores sonë, gjykatësit mund t’iu drejtojnë pyetje dëshmitarëve gjatë procesit gjyqësor. Ju jeni këtu thjesht për ta thënë të vërtetën, për t’iu përgjigjur pyetjeve me aq sa mundeni. Ne e kuptojmë që është stresuese kjo situatë dhe ne e vlerësojmë faktin që keni ardhur dhe që po bëni të pamundurën. Ne do të vazhdojmë. Ne të kemi edhe disa pyetje dhe shpresojmë që të mbarojmë sa më shpejtë, në mënyrë që të largoheni. Kështu që, kërkesa e juaj për një avokat në këtë moment rrëzohet”, tha Charles Smith III.

    Më pas, me pyetje për dëshmitarin vazhdoi gjyqtari Guénaël Mettraux, i cili ia prezantoi dëshmitarit një dokument në të cilin sipas tij thuhej se Fatmir Limaj i kërkon një prokurori që të fillojë hetime penale.

    “Kisha kërku të më kurseni nga këto çështje se së pari për mua ky dokument nuk është valid dhe nuk mban nënshkrimin e personit për të cilin po flitni, kështu që për mua është dokument i dyshimtë. Nuk po mundem të prononcohem për këtë çështje se nuk kam njohuri dhe thjesht nuk e di se cila është baza ligjore që është thirrë dhe dokumentin e tillë, respektivisht rregulloren që po flasim nuk e kam pas në dorë dhe nuk e di a është e shkrume saktë”, tha dëshmitari.

    Pas rikthimit të tij në sallën e gjyqit të mërkurën, për ta vazhduar dëshminë që e nisi të hënën, dëshmitari Kurtesh Fondaj deklaroi se është keqpërdorur, me ç’rast kërkoi edhe një avokat për mbështetje.

    “Unë dje pasdite i kam pa në incizimet që janë prezantu nga gjykata dhe i kam përcjellë me vëmendje dhe sidomos marrja në pyetje nga gjyqtari më ka ba me mendu që me kërku një avokat, respektivisht për një mbështetje nga një avokat se po mendoj se jam keqpërdor”, tha dëshmitari.

    Më pas, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III e pyeti dëshmitarin nëse e ka bërë një kërkesë të tillë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    “Po e kërkoj prej juve të ma ofroni ndihmën e një avokati”, u përgjigj dëshmitari Fondaj.

    Më pas, seanca kaloi në pushim për pesë minuta për shkak të kërkesës së dëshmitarit.

    Ndryshe, Charles Smith III njoftoi se të hënën seanca do të fillojë nga ora 10:00 dhe jo si në orarin e zakonshëm. Ndërsa, i kërkoi ZPS-së shpjegime për dëshmitarin me kodin 04444.

    Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

    Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

    Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

    Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi
    Nga Rubrika
    Lajme01 Korrik 2024
    Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare vdiq sot në orët e hershme të mëngjesit në moshën 88-vjeçare. Pas lajmit për vdekjen e...
    Lajme01 Korrik 2024
    Ismail Kadare, që u shua këtë 1 korrik, ishte romancieri, poeti, eseisti, skenaristi, dramaturgu shqiptar, e një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm...
    Lajme01 Korrik 2024
    Xhavit Haliti nga PDK-ja thotë se ambasadorët nuk e mbulojnë diplomacinë por është ndërmjetësues mes dy shteteve dhe përfaqëson politikat të tij....
    Të tjera
    Lajme01 Korrik 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do të pres në takim kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupançiq. Takimi do të...
    Lajme01 Korrik 2024
    Shërbimi i jashtëm i Kosovës po konsiderohet nga opozita që është politizuar. Sipas tyre, në krye të ambasadave janë vendosur njerëz të...
    Lajme01 Korrik 2024
    Nga sot fillon subvencionimi i policës kufitare për mërgatën. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Financave Hekuran Murati para dy...
    Lajme01 Korrik 2024
    Komuna e Vushtrrisë ka marrë një iniciativë specifike për mërgimtarët. Ky institucion sot do të hapë sportele të veçanta që ofrojnë shërbime...
    Lajme01 Korrik 2024
    Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell, por edhe me vranësira të shpërndara. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18...
    Lajme30 Qershor 2024
    Disa baza ushtarake amerikane në të gjithë Evropën u vunë në një gjendje gatishmërie të shtuar gjatë fundjavës, mes shqetësimeve se një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.