×
  • Lajme
  • Lajme

    Anulohet seanca për korrupsion ndaj dy teknikëve të Radiologjisë

    FrontOnline
    26 Qershor 2024

    Me kërkesë të të akuzuarit Ismet Veliu, është anuluar seanca e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku i njëjti së bashku me Albert Dedën akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

    Veliu dhe Deda, në cilësinë e teknikëve të Radiologjisë po akuzohen se kanë marrë dhjetë flakona kontrast jojonik nga 100 mililitra, duke e dëmtuar buxhetin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) në vlerë prej 202 euro.

    Nga zyra e kryetares së trupit gjykues, Medie Bytyqi, u bë e ditur se i akuzuari Veliu ka kërkuar anulimin e seancës për arsye shëndetësore, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Ndryshe, sipas aktakuzës së përpiluar më 23 shkurt 2021, të akuzuarit Albert Deda dhe Ismet Veliu po akuzohen se në cilësinë e teknikëve të Radiologjisë në Repartin e Klinikës së Radiologjisë në SHSKUK-së, ku ishin përgjegjës të çelësave, kanë marrë dhjetë flakona kontrast jojonik nga 100 mililitra, me ç’rast kanë dëmtuar buxhetin e SHSKUK-së 202 euro, që t’i sjellin vetes apo tjetrit përfitim pasuror të kundërligjshëm.

    Me këtë, Deda dhe Veliu po akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414, par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, vepër kjo e dënueshme me burgim prej një deri në tetë vjet.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme01 Korrik 2024
    Fuqizimi i bashkëpunimit ekonomik, mbështetja në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, iniciativat e përbashkëta rajonale, bashkëpunimi në siguri dhe mbrojtje, ishin temat në...
    Lajme01 Korrik 2024
    Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), do të dalin përsëri para trupit gjykues në Gjykatën Speciale, ku do të vazhdojë procesi...
    Lajme01 Korrik 2024
    Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca do të pres sot në takim, homologen e tij sllovene, Urshka Klakoçar Zupançiq. Takimi zhvillohet...
    Të tjera
    Lifestyle30 Qershor 2024
    Një restorant në Barcelonë është shpallur restoranti më i mirë në botë duke kryesuar listën me 50 emra. Por ata që shpresojnë...
    Lajme30 Qershor 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se altari romak i zbuluar në Kalanë e Vuçakut të Drenasit është i një rëndësie...
    Lajme30 Qershor 2024
    Moti nga e hëna që vjen deri në të premten parashihet të jetë me diell. Temperaturat minimale pritet të fillojnë nga 12...
    Lajme30 Qershor 2024
    Nga sot është e hapur për qarkullimin e automjeteve autostrada Thumanë-Kashar. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri shqiptar, Edi Rama, i...
    Sport30 Qershor 2024
    Gjeorgjia ka befasuar Spanjën në ndeshjen që po luhet aktualisht pasi ka kaluar në epërsi pas 18 minutash lojë. Lojtari i spanjollëve...
    Lajme30 Qershor 2024
    Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar se ka nisur vendosjen e tabelave për emërtimin e rrugëve, duke njoftuar që...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.