×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori Fushtica pas vërshimeve në Prishtinë: Kemi pasur mbi 100 thirrje për ndihmë, nuk kemi pasur kontakt me Qeverinë

    FrontOnline
    24 Qershor 2024

    Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, është goditur mbrëmë nga vërshime të shumta të shiut. Shumë rrugë janë mbuluar nga uji e shumë biznese janë goditur nga vërshimet që ndodhën mbrëmë.

    Janë mbi 100 telefonata që janë bërë mbrëmë nga qytetarë dhe biznese të ndryshme në kryeqytet që kanë kërkuar ndihmë nga Komuna e Prishtinës.

    Por deri më tani, nuk ka ndonjë shifër se sa ka mundur të jetë dëmi nga vërshimet e mbrëmshme.

    Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, thotë për FrontOnline se janë duke bërë vlerësimin e dëmeve, por që tani nuk kanë akoma ndonjë vlerë sa janë ato.

    ‘’Jemi duke bërë vlerësimin e dëmeve dhe tash është shumë herët të flitet për to’’ thotë ai.

    Fushtica, thotë se kanë pasur mbi 100 telefonata nga qytetarët dhe bizneset mbrëmjen e kaluar pas vërshimeve që kanë goditur kryeqytetin dhe ka kërkuar nga qytetarët që të bëjnë kërkesë në institucionet e komunës, për të marr më pas dëmshpërblimin.

    ‘’Ne kemi pasur mbi 100 thirrje mbrëmë dhe tash qytetarët duhet vijnë në komunë të bëjnë kërkesë për kompensim të dëmit dhe në bazë të asaj ne do të bëjmë vlerësimin e kompensimit’’ thekson ai për FrontOnline.

    Drejtori Fushtica, thotë se deri tani nuk kanë pasur ndonjë kontakt me Qeverinë e Kosovës.

    ‘’Nuk kemi pasur asnjë kontakt me Qeverinë, përveç kemi pasur kontakt me Agjencionin për Menaxhimin e Emergjencave. Për momentin nuk kemi nevojë për Qeverinë, nuk kemi kërkuar ndihmë nga ta, ne kemi krijuar shtabin e krizave dhe sapo e përfunduam takimin me ta dhe e kemi ndarë kryeqytetin në zona të caktuara, dhe presim ta menaxhojmë situatën sa më mirë’’ tha drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunë e Prishtinës, Lulzim Fushtica/FrontOnline/

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme28 Shtator 2024
    Ish-Gjenerali i UÇK’së Lahi Brahimaj, gjatë një interviste në Periskopi, u shpreh se nuk ka ministri në Qeverinë Kurti që nuk është i...
    Lajme28 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar “regjimin e vjetër” apo opozitën në vend për përdorimin e parave të pista për të...
    Lajme28 Shtator 2024
    Në kuadër e Ditës së Boshnjakëve në Prizren janë mbajt shumë aktivitete prej përfaqësuesve të komunitetit boshnjak dhe shoqatave joqeveritare. Në organizimin e...
    Të tjera
    Lajme28 Shtator 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar takimin e tij më të ‘rëndësishëm’ të karrierës së tij politike. Gjashtë vjet më para...
    Lajme28 Shtator 2024
    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur për organizimin e Kampionatit Evropian U-21 bashkë me Serbinë. Duka tha se...
    Lajme28 Shtator 2024
    Besim Ilazi, kryetari i Komunës së Kaçanikut ka folur për “Front Online” lidhur me ‘fajësimin’ e MASHTIT për mos aplikimin e komunave...
    Vip28 Shtator 2024
    Reper i njohur, Don Xhoni më herët njoftoi se kënga “Katana” do të publikohet sot në ora 18:00. Por, kjo gjë ka...
    Sport28 Shtator 2024
    Federata e Futbollit të Maqedonisë ka dalë me një komunikim zyrtar pasi mbrëmë u sulmua fizikisht nga tri persona kryetari i kësaj...
    Lajme28 Shtator 2024
    Koordintaorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, i ka reaguar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pasi ky i fundit në një tubim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.