×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Blegtoria shqiptare po shuhet! Vetëm vitin e fundit, numri i gjedhëve është pakësuar me 35 mijë

    FrontOnline
    22 Qershor 2024

    Blegtoria po shuhet. Vetëm vitin e fundit, numri i gjedhëve është pakësuar me 35 mijë. Nga 298 mijë lopë apo mëshqerra, të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se numri i tyre u tkurr në vetëm 263 mijë fund-vitin e shkuar. Edhe më e fortë rezulton rënie nëse shifrat krahasohen me vitin 2019.

    “Blegtoria te ne është thuajse inekzistente, e braktisur e ndaj nga viti në vit po kemi tkurrje të numrit të bagëtive në gjithë territorin e vendit. Shikojmë që kur vjen puna edhe te skemat incentivuese ato janë të pamjaftueshme”, shprehet.

    Mbështetja e ulët për shkak të fondeve të cunguara është arsye që konfirmohet edhe nga vetë fermerët.

    “Sigurisht që po të kemi subvencione edhe ne do shtojmë gjedhët. Por te ne po ndodh e kundërta. Çdo që po vjen duke u tkurrur”, tha Mariglen Ziu, fermer.

    Si pasojë e tkurrjes së numrit të gjedhëve, në një kohë që shqiptarët konsumatorët po përballen me çmime të larta të bulmetit, vitin e shkuar u prodhuan gati 70 mijë tonë qumësht më pak. Ndërkohë krahasuar me vitin 3021, sasia e qumështit të prodhuar është tkurrur me mbi 112 mijë tonë.

    “Sigurisht që ne jemi të ndikuar nga çmimet globale, por fakti që kemi varësi kaq të lartë nga importi na bën ne më të ekspozuar nga rritja e çmimeve. Në fund e vuajnë konsumatorët”, tha Esmeralda Ballesha, eksperte e sektorit bujqësor e blegtoral.

    Të dhënat nga INSTAT tregojnë se gjithsej vitin e shkuar në vend pati rreth 2.3 milionë bagëti e shpendë. Pjesa më e madhe e tyre, 42 për qind rezultojnë gjedhë, ndjekur nga të imtat, shpendët, një-thundrakët e derrat./A2 CNN

    Njoftimet nga KEDS, vendet që do të mbesin nesër pa rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Qershor 2024
    Fluks i lartë pushuesish nga Kosova, të cilët këtë fundjavë kanë zgjedhur bregdetin. ABC News raporton se vargu i gjatë i automjeve,...
    Bota/Rajoni30 Qershor 2024
    Ndeshja mes Gjermanisë dhe Danimarkës u pasua nga një episod troditës. Forca të shumta policore u futën në stadium dhe ndanë tifozët...
    Bota/Rajoni30 Qershor 2024
    Sot në Francë po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Populli francez do t’u drejtohet kutive të votimit për të zgjedhur mes presidentit...
    Të tjera
    Kronika30 Qershor 2024
    Një person është arrestuar në Skenderaj pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij shtetase kanadeze. Viktima ka marrë tretman...
    Lajme30 Qershor 2024
    Një projektligj i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për Komisionin e Pavarur të Mediave, po kundërshtohet fuqishëm nga opozita në vend, Bashkimi Evropian...
    Bota/Rajoni30 Qershor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i ka publikuar pamjet fantastike të rrugës Thumanë – Kashar, që hapet sot për qarkullim. Ceremonia zyrtare...
    Kronika30 Qershor 2024
    Në raportin e 24-orëve të fundit, Policia e Kosovës njofton se dy persona janë lënduar përderisa po punonin në një objekt në...
    Kronika30 Qershor 2024
    Një burrë në Ferizaj ka raportuar në polici se gruaja e tij ka dalë nga banesa dhe s’di asgjë tani për vendndodhjen...
    Lajme30 Qershor 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Fitim Haziri, thotë se janë të vendosur për ta votuar në Kuvendin e Kosovës, Projekligjin për KPM-në, ashtu siç...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.