×
  • Lajme
  • Lajme

    FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë

    FrontOnline
    22 Qershor 2024

    Forca e Sigurisë së Kosovës së shpejti do të jetë me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë. Mirëpo njohësit e fushës janë me mendime të ndryshme sa i përket lokacionit të këtij aeroporti, se a do të ndikojë pozitivisht në ruajtjen e sovranitetit të vendit.

    Aktualisht është në shërbim të misionit të EULEX-it.

    Por shumë shpejt, hapësira me vijën kufitare me Serbinë do t’i kalojë në shfrytëzim Forcës së Sigurisë së Kosovës si aeroport ushtarak.

    Kjo pas një vendimi të Qeverisë së Kosovës për dhënien e tokës që kishte shërbyer si aeroport për trajnimin e parashutistëve dhe aeroplanëve sportivo-ushtarak të ish-Jugosllavisë.

    E profesori i kriminalistikës vlerëson se një vendim i tillë është i rëndësishëm për FSK-në dhe se pozita e saj është e rëndësishme për shkak edhe të afërsisë me vijën kufitare me Serbinë.

    “Kjo infrastrukturë që është vu në shërbim të FSK-së është më se e qëlluar dhe natyrisht që paraprakisht janë vlerësuar rrethana tjera të karakterit edhe objektiv edhe strategjik sigurisht që pozicioni kur i është dhënë territori, lokacioni është shumë i rëndësishëm për aspektin edhe strategjik edhe operativ të FSK-së në mënyrë që të kryej me efikasitet detyrat dhe obligimet që dalin nga Kushtetuta me misionin që ka FSK-ja”, tha për TëVë1 profesori i kriminalistikës, Fatmir Çollaku.

    Por njëjtë nuk mendon anëtari i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje.

    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha thotë se vendosja afër vijës kufitare me Serbinë nuk është strategjike nga ana e FSK-së.

    “Objektet e rëndësisë së veçantë nuk është mirë të ndodhen në afërsi të kufirit dhe është shumë më e vështirë situata e mbrojtjes e ruajtjes së tyre. Besoj se keni informacion se në sulmet e para të një shteti që pretendon një invazion në një shtet tjetër janë godinat e objekteve të rëndësisë së veçantë ku hyjnë edhe aeroportet në veçanti”, tha Berisha.

    Ish-ushtaraku tregon edhe funksionin që do ta ketë një aeroport i tillë.

    “Mund të jetë në përdorimin e praktikohen në punën dhe fluturimet e kufizuara me helikopter në të ardhmen kur t’i ketë forca ose nëse do të blejmë fluturake siç janë aeroplanët të tipit izraelitë që mund t’i zëvendësojnë në çdo aspekt helikopterët multi-funksionalë që kemi planifikuar t’i blejmë meqë kanë të bëjnë me evakuim, me luftimin kundër zjarrit por edhe me luftimin real në fushëbetejë”, tha Berisha.

    Rikthehet Blasta, Artani i kërkon falje nga zemra
    Nga Rubrika
    Lajme30 Qershor 2024
    Në një panel të Forumit të Dubrovnikut, ku kanë marrë pjesë diplomatë të rajonit përfshirë edhe Emisarin e BE’së Miroslav Lajçak dhe...
    Lajme30 Qershor 2024
    Një projektligj i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për Komisionin e Pavarur të Mediave, po kundërshtohet fuqishëm nga opozita në vend, Bashkimi Evropian...
    Lajme30 Qershor 2024
    400 mijë kilogram produkte të cilat nuk i kanë plotësuar kushtet për konsum, janë asgjësuar me vendim nga Agjencia Ushqimit dhe Veterinarisë...
    Të tjera
    Kronika30 Qershor 2024
    Një person është arrestuar në Skenderaj pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij shtetase kanadeze. Viktima ka marrë tretman...
    Lajme30 Qershor 2024
    Një projektligj i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për Komisionin e Pavarur të Mediave, po kundërshtohet fuqishëm nga opozita në vend, Bashkimi Evropian...
    Bota/Rajoni30 Qershor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i ka publikuar pamjet fantastike të rrugës Thumanë – Kashar, që hapet sot për qarkullim. Ceremonia zyrtare...
    Kronika30 Qershor 2024
    Në raportin e 24-orëve të fundit, Policia e Kosovës njofton se dy persona janë lënduar përderisa po punonin në një objekt në...
    Kronika30 Qershor 2024
    Një burrë në Ferizaj ka raportuar në polici se gruaja e tij ka dalë nga banesa dhe s’di asgjë tani për vendndodhjen...
    Lajme30 Qershor 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Fitim Haziri, thotë se janë të vendosur për ta votuar në Kuvendin e Kosovës, Projekligjin për KPM-në, ashtu siç...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.