×
  • Sport
  • Sport

    “Duhet të jemi të kujdesshëm me Granit Xhakën” – gjermani që fitoi Kampionatin Evropian me fjalë të mëdha për liderin e Zvicrës

    FrontOnline
    22 Qershor 2024

    Ish futbollisti i njohur gjerman, Mario Basler, ka thënë fjalë të mëdha për Granit Xhakën para ndeshjes mes Zvicrës dhe Gjermanisë.

    Basler ishte pjesë e Gjermanisë, kur ‘Pancerët’ fituan për herë të fundit Kampionatin Evropian në vitin 1996.

    Gjermani që bëri karrierë me klube si Bayern Munich, Hertha Berlin, Werder Bremen dhe Kaiserslautern ka thënë se Gjermania tani ka respekt për Zvicrën, ndërsa lojtarët gjermanë duhet të kenë kujdes në veçanti për Granit Xhakën.

    “Skuadra gjermane padyshim që ka shumë respekt për Zvicrën. Në kohën time, dy ose tre zviceranë ishin të përfshirë në Bundesligë. Sot e gjithë kombëtarja luan në Gjermani, Itali apo Angli. Duhet të jemi veçanërisht të kujdesshëm për Granit Xhakën. Në sezonin e fundit të Bundesligës asnjë skuadër nuk arriti ta nxjerrë jashtë loje”, deklaroi Basler.

    Tutje, Basler u ndal te roli i jashtëzakonshëm i Granit Xhakës te Bayer Leverkusenit, sezoni që lam pas.

    “Ai është pikërisht ai që Leverkusenit i ka munguar prej vitesh. Një strehë qetësie që tërheq fijet në mesfushë. Por edhe një lojtar që flet shumë dhe ka një mentalitet të jashtëzakonshëm fituesi”, deklaroi gjermani.

    Blick e pyeti edhe për deklaratën Xhakës që Zvicra kërkon finale e Kampionatit Evropian dhe se duan ta fitojnë grupin ku bën pjesën edhe Gjermania.
    ”Mendoj se është mirë që ai thotë gjëra të tilla. Kur erdhi në Leverkusen, ai foli edhe për tituj – megjithëse askush nuk mendonte se Leverkusen mund ta fitonte kampionatin. Ky mentalitet dhe vetëbesim nevojiten nëse dëshironi të jeni të suksesshëm. Unë e preferoj shumë një lojtar të tillë sesa dikë që shkon në Kampionatin Evropian dhe është i lumtur me arritjen në çerekfinale”.

    “Kreu i grupit? Më duket një deklaratë shumë e guximshme. Pas sezonit të tij të klasit botëror, ai mund ta bëjë këtë deklaratë. Por nuk mendoj se po i bën nder vetes. Lojtarët gjermanë do ta kenë vënë re këtë. Dhe gjithsesi një ose dy lojtarë të Bayernit mund të jenë pak të hidhur pas këtij sezoni”, deklaroi Basler. /Telegrafi/

    OFERTË për Black Friday, Festën e Flamurit dhe Pikën e Re në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Sport30 Qershor 2024
    Nazmi Gripshi pritet të zyrtarizohet te skuadra e re në orët e ardhshme, pas largimit nga Ballkani. Mesfushori shqiptar ka qenë që...
    Sport30 Qershor 2024
    Ilkay Gundogan ka folur për mundësitë që ka Anglia për ta fituar Kampionatin Evropian 2024 pas paraqitjes së tyre zhgënjyese në fazën...
    Sport30 Qershor 2024
    Dy lojë tejet interesante do të zhvillohen sot në fazën e 1/16-tës së Kampionatit Evropian. E para do të jetë në mes...
    Të tjera
    Lajme30 Qershor 2024
    Një projektligj i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për Komisionin e Pavarur të Mediave, po kundërshtohet fuqishëm nga opozita në vend, Bashkimi Evropian...
    Lajme30 Qershor 2024
    Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në Forumin e Dubrovnikut, në Kroaci, tha se Serbia mbetet një...
    Kronika30 Qershor 2024
    Policia ka njoftuar se në Gjilan, në çatinë e një objekti banesor ka gjetur një çantë në të cilën kishte marihuanë. Në...
    Bota/Rajoni30 Qershor 2024
    Sot në Francë po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Populli francez do t’u drejtohet kutive të votimit për të zgjedhur mes presidentit...
    Kronika30 Qershor 2024
    Një person është arrestuar në Skenderaj pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij shtetase kanadeze. Viktima ka marrë tretman...
    Lajme30 Qershor 2024
    Një projektligj i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për Komisionin e Pavarur të Mediave, po kundërshtohet fuqishëm nga opozita në vend, Bashkimi Evropian...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.