×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Hetimi i zyrës së BE-së kundër mashtrimit, bllokohet paketa e Brukselit 112 milionë euro për bujqësinë në Shqipëri

    FrontOnline
    21 Qershor 2024

    Zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve, OLAF, njoftoi zyrtarisht se ka identifikuar keqpërdorimin e 33 milionë eurove fonde të BE-së në ndihmë të bujqësisë shqiptare dhe rekomandoi bllokimin e paketës së radhës për sa kohë nuk ka masa për të garantuar mbrojtjen e interesave financiare të BE-së.

    Skandali ka të bëjë me fondet që Bashkimi Evropian ka dhënë për zhvillimin bujqësor e rural të Shqipërisë përmes Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPARD II), dhe nisi pasi disa nga qytetarët shqiptarë që aplikuan për fonde, denoncuan zyrën shqiptare për praktika korruptive, raporton Reporter.al.

    Sipas njoftimit për shtyp të OLAF, hetimi i tyre zbuloi se aplikuesve u kërkohej të paguanin një përqindje të lartë të grantit te kompani konsulence “të parapërzgjedhura” të cilat lehtësonin realizimin e kontratave me Agjencinë Shqiptare për Zhvillim Rural (ARDA), e cila shpërndante fondet.

    “Pas një serie hapash hetimore, përfshirë kërkime forensike digjitale të dokumenteve të lidhura me përfituesit e IPARD II, ARDA dhe operatorë të tjerë ekonomikë, OLAF zbuloi shumë parregullsi serioze gjatë fazës së dhënies së granteve dhe zbatimit të shumë projekteve,” thuhet në njoftim.

    Mes parregullsive të identifikuara ishte “kërkesa që u bëhej aplikuesve për të paguar një pjesë domethënëse të grantit te një kompani vendëse konsulence” si dhe “kontrata të dhëna pa garë ose me garë të falsifikuar” apo “çmime të inflacionuara dhe shkelje të kontratave”.

    OLAF i ka rekomanduar Komisionit Evropian që të shpallë thirrjet një dhe dy të programit IPARD II si të pavlefshme. Totali i fondeve të këtyre thirrjeve arrijnë në 33 milionë euro.

    OLAF rekomandon gjithashtu që BE të ndalojë programin IPARD III me vlerë 112 milionë euro “deri sa të merren masa për të mbrojtur interesat financiare të BE-së nga aktivitetet ilegale”.

    OLAF shton se një kopje e gjetjeve është dërguar te autoritetet shqiptare për shkak të “aktiviteteve të mundshme kriminale” të zbuluara gjatë hetimit./ Reporter.al

    Maturantët e shkollës së mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”, në ekskuzion në hotelin me pesë yje
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Një tërmet me magnitudë 3.5 gradë të Rihterit ka goditur Zenicën, Bosnjë dhe Hercegovinë. Sipas EMSC, tërmeti në orën 8 e 33...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Një britanik është arrestuar nën dyshimin se ka tentuar të vrasë gruan e tij e cila ishte duke fjetur. 87-vjeçari akuzohet se...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Shtetet e Bashkuara dhe Kina zhvilluan bisedime komandantësh në nivel teatri për herë të parë, të martën. Kështu thanë autoritetet kineze, ndërsa...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Ambasadori i Serbisë në Izrael, Miroljub Petroviq ka deklaruar se njohja e Kosovës nga Izraeli sipas tij ka lënë gjurmë në raportet...
    Lajme10 Shtator 2024
    Policia e Kosovës njofton se lidhur me datë 07/08 të këtij muaji është raportuar për një rast dhunimi në Skenderaj. Lidhur me...
    Kronika10 Shtator 2024
    Një person është zhdukur në Gjakovë. Policia njofton se një grua ka njoftuar që djali i saj është larguar nga shtëpia më...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhik ka rikujtuar sulmin në Kullat Binjake në New York me 11 shtator 2001, i...
    Kronika10 Shtator 2024
    Policia ka njoftuar se në Petrovë të Shtimes një person posedon armë zjarri. I dyshuari, G.H i moshës 32 vjecare, e ka...
    Lajme10 Shtator 2024
    Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do të luftoj për vendin e tretë në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.