Ka përfunduar pa gola pjesa e parë në mes të Spanjës dhe Italisë që po zhvillohet në rrethin e dytë të fazës së grupeve në Euro 2024, përkatësisht në Grupin B.
Ndeshjen më mirë e nisën spanjollët, duket rrezikuar me anë të Pedrit, që nuk ia doli të shënonte me kokë nga afërsia.
Në minutën e 24-të, Alvaro Morata detyroi Gianluigii Donnarumman të bënte një intervenim brilant.
Fabian Ruiz (41′) testoi bashkëlojtarin e tij te PSG, por që gardiani italian ishte shumë i vëmendshëm.
Në 45 minutat e parë u pa një lojë shumë fizike, sidomos nga Azzurët, që bënin ndërhyrje të ashpra.