×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kryeministri holandez Rutte pritet të emërohet sekretar i përgjithshëm i NATO-s

    FrontOnline
    20 Qershor 2024

    Presidenti rumun Klaus Iohannis njoftoi të enjten se po e tërheq kandidaturën e tij për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, duke i hapur rrugën Kryeministrit të Holandës Mark Rutte që të marrë drejtimin e aleancës ushtarake.

    Rumania do të përkrahë zotin Rutte dhe do të japë Ukrainës njërin nga dy sistemet e saj të mbrojtës raketore “Patriot” me kusht që aleatët ta zëvendësojnë atë me një sistem të ngjashëm, njoftoi Këshilli i Lartë i Mbrojtjes i Rumanisë, CSAT, që drejtohet nga Presidenti Iohannis.

    Vendimi për t’i dhënë Ukrainës sistemin ‘Patriot’ u mor “duke patur parasysh përshkallëzimin e dukshëm të situatës së sigurisë në Ukrainë pas sulmeve të vazhdueshme nga Rusia ndaj civilëve dhe infrastrukturës si dhe… për shkak të pasojave ndaj rajonit, përfshirë ndaj sigurisë së Rumanisë,” thuhet në deklaratën e Këshillit.

    Presidenti Iohannis, sipas kësaj deklarate, ka njoftuar NATO-n për tërheqjen e kandidaturës javën e kaluar.

    NATO-ja i merr vendimet në bazë të konsensusit dhe çdo kandidati i duhet përkrahja e 32 shteteve aleate. Vetëm Rumania zyrtarisht ende e kundërshtonte kandidaturën e zotit Rutte.

    Që nga dita e martë kur Hungaria dhe Sllovakia hoqën dorë nga kundërshtimi i tyre, u bë e qartë që Kryeministri Rutte, një mbështetës i fortë i Kievit dhe kritik i Presidentit rus Vladimir Putin, do të jetë shefi i ri i NATO-s.

    Sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s do të përballet me sfidën e ruajtjes së përkrahjes së aleatëve për luftën e Ukrainës ndaj sulmit rus ndërkohë që përkujdeset për t’iu shmangur përshkallëzimeve që mund ta përfshijnë aleancën ushtarake në një luftë të drejtpërdrejtë me Moskën.

    Zoti Iohannis, i cili e përfundon mandatin e tij të dytë si President i Rumanisë gjatë këtij viti, vazhdimisht ka thënë se shtetet e Evropës Lindore kanë nevojë për një përfaqësim më të mirë në rolet udhëheqëse të aleancës euroatlantike.

    Sipas Bashkimin Evropian dhe NATO-s, Rumania ka rritur shpenzimet buxhetore për mbrojtje në 2.5 për qind të prodhimit të saj bruto pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

    Në vitin 2017, Rumania nënshkroi një marrëveshje prej 4 miliardë dollarësh për të blerë sistemin ‘Patriot’, që përbën kontratën më të madhe në historinë e shtetit. Pjesa e parë e këtij sistemi mbrojtës u dërgua në Rumani në vitin 2020./Express

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Qershor 2024
    Ata kanë “shkëmbyer akuza” për muaj të tërë, por Joe Biden dhe Donald Trump së fundmi e kanë pasur shansin për t’u...
    Bota/Rajoni28 Qershor 2024
    Një burrë rreth të 40-ve është gjetur i vdekur në lumin Drin. Kështu bën të ditur Policia e Shqipërsië, ku shtojnë se...
    Bota/Rajoni28 Qershor 2024
    Partia Populiste e Lirisë në Austri i ka dorëzuar Parlamentit vjenez një projekt-rezolutë, përmes së cilës kërkon çnjohjen e Pavarësisë së Kosovës....
    Të tjera
    Lajme29 Qershor 2024
    Policia ka njoftuar se sot në Kamenicë kanë arrestuar 24 vjeçaren M.Th., femër kosovare. Ajo ishte e kërkuar me urdhëresës gjyqësore nga...
    Lajme29 Qershor 2024
    Sulmi i Bajnskës ishte një prej temave që u përmend në një panel diskutimi në Forumin e Dubrovnikut, ku pjesëmarrës ishin ministra...
    Lajme29 Qershor 2024
    Është e para e shtetit dhe pozita e saj i jep shumë të drejta, megjithatë Vjosa Osmani nuk po i përdorë të...
    Lajme29 Qershor 2024
    44 ditë pasi Gjykata e Apelit urdhëroi që i dënuari për shtytje në vrasje, Enver Sekiraqa të kthehet në paraburgim, institucionet e...
    Lajme29 Qershor 2024
    Gjermania dhe Danimarka takohen sot në raundin e 1/16-tës të EURO 2024 nga ora 21:00 për të luftuar për një vend në...
    Lajme29 Qershor 2024
    Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk kanë bërë mjaftueshëm progres në zbatimin e Marrëveshjes...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.