×
  • Auto
  • Auto

    Kompanitë kineze kërkojnë tarifa deri në 25 për qind për për automjetet e importuara nga Evropa

    FrontOnline
    20 Qershor 2024

    Kompanitë kineze të veturave i kanë bërë thirrje Pekinit që të “godasë” rivalët e BE-së me taksa importi deri në 25 për qind, nëse blloku vendos tarifa për automjetet nga Kina.

    Kërkesa thuhet se është bërë në një takim me dyer të mbyllura të organizuar nga Ministria kineze e Tregtisë, ku morën pjesë edhe përfaqësues të kompanive evropiane.

    Bëhet e ditur se ky hap vjen pasi së fundmi BE-ja ka kërcënuar prodhuesit kinezë të automjeteve elektrike me tarifa deri në 38 për qind, duke filluar nga 4 korriku.

    Ndërkohë, i pranishëm në takim konfirmohet të ketë qenë edhe gjiganti gjerman Volkswagen, i cili nuk ka pranuar të komentojë mbi atë që u diskutua.

    Edhe kompanitë e tjera evropiane që thuhet se ishin të pranishme, duke përfshirë BMW dhe Porsche, nuk kanë pranuar të flasin mbi takimin, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

    Mirëpo, sipas një raporti, sugjerohet që Kina do të vendosë një tarifë të përkohshme të lartë për automjetet me benzinë të importuara nga Evropa.

    Ky raport i bën jehonë një artikulli të botuar muajin e kaluar nga Global Times, i cili tha se tarifat 25 për qind duhet të zbatohen për vetura me motorë më të mëdhenj se 2.5 litërsh.

    Ndryshe, Komisioni Evropian qeverisës i BE-së (KE) njoftoi se “prodhuesit kinezë të EV do të përballen me tarifa nëse diskutimet me autoritetet kineze nuk çojnë në një zgjidhje efektive”.

    Siç raportohet, këto tarifa do të vendosen në krye të tarifës aktuale prej 10 për qind të vendosur për të gjitha veturat elektrike të prodhuara në Kinë.

    Ndërhyrja e BE-së vjen pasi SHBA-ja bëri një lëvizje shumë më të guximshme për rritjen e tarifave të saj për veturat elektrike kineze nga 25 për qind në 100 për qind muajin e kaluar.

    Qeveria kineze i ka denoncuar vendimet dhe që atëherë ka filluar të marrë masa. Në fillim të kësaj jave, Kina nisi një hetim për importet e produkteve evropiane të derrit.

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Auto06 Shtator 2024
    Starfield Hanam, kompleks tregtar i vendosur në provincën Gyeonggi në lindje të Seulit, është shtëpia e ekspozitës së parë të Teslas në...
    Auto05 Shtator 2024
    Me kalimin e viteve, ne kemi dëgjuar për raste të panumërta të njerëzve që flenë në timonin e Teslas së tyre me...
    Auto04 Shtator 2024
    Më në fund, ka një Nissan Patrol të ri. Modeli i gjeneratës së shtatë zëvendëson një tjetër model të vjetër që ishte...
    Të tjera
    Lajme08 Shtator 2024
    Të dielen u shënua nata e tretë dhe e fundit e festivalit të rrushit Hardh Fest. Me sloganin “Për kokërr t`qefit”, këtë...
    Lajme08 Shtator 2024
    Kanë vite që nuk kanë bërë ndryshime në ambientet e brendshme, por këtë vit, SHFMU “Pavarësia” po detyrohet të krijojë disa aneks...
    Vip08 Shtator 2024
    Mozzik dhe Lotina Haziri prej një kohë të gjatë e kanë bërë publike lidhjen e tyre, duke u bërë kështu një çift...
    Lajme08 Shtator 2024
    Para një muaji Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës ia anuloi ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa pjesën e vendimin që...
    Sport08 Shtator 2024
    Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë nesër (e hënë) ndeshjen e dytë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve. ‘Dardanët’ do...
    Lajme08 Shtator 2024
    Një zjarr i ndezur në lagjen Taukbahçe të Prishtinës ka bërë që ambienti në atë zonë të ndotet. Tymi i madh ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.