×
  • Lajme
  • Lajme

    Rriten rastet e dhunës në familje

    FrontOnline
    17 Qershor 2024

    Në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar pesë raste të dhunës në familje. Një rast në Lipjan, një në Obiliq dhe tri raste në Fushë Kosovë.

    Sipas Raportit të Policisë, në të gjitha këto raste, gratë kanë raportuar në polici për dhunë fizike e psikike nga bashkëshortët për motive të ulëta.

    Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në komunën e Fushë Kosovës thotë se vetëm në 5 mujorin parë të këtij viti, në këtë komunë janë trajtuar mbi 60 raste përderisa viti 2023 është përmbyll me mbi 100 raste të viktimave të dhunës në familje.

    “Kemi të bëjmë më një numër të madh të rritjes. Nga Janari deri më tash janë trajtuar mëse 60 raste të viktimave të dhunës në familje. Në fillim ka udhëheq dhuna fizike, tani paralel saj është dhuna psikologjike për atë çka palët vendosin ta referojnë në mënyrë që ta marrin mbrojtjen e vete ndaj abuzuesit, përkatësisht çiftit të cilët bashkëjetojnë apo jetojnë në martesë”, tha për RTK, Abaz Xhigolli, drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Fushë Kosovë.

    Ai thotë se problem në vete është numri tejet i vogël i punëtorëve social për ofrimin e shërbimeve ndaj këtyre rasteve.

    “Realisht është një numër minimal për shkak të procedurave rekrutuese. Mirëpo, ne kemi qenë viktimë e regjistrimeve të mëparshme me 33 mijë banorë e nuk ka mund Komuna asnjëherë me përmbush numrin e nevojshëm të punëtorëve social. Ishte dashtë të jetë numri mbi 6 ofrues të shërbimeve sociale, ku aktualisht i kemi vetëm 2”, tha ai.

    Sociologia Dhurata Prokshi, konsideron se ka filluar të rritet vetëdija e viktimave për raportimin e dhunës në institucionet e sigurisë, por që sipas saj, ky fakt nuk do të duhej të mjaftonte.

    “Obligimi ynë jo vetëm si shoqëri, por para së gjithash si institucione duke nisur nga policia, prokurorisë dhe i gjykatave, do të duhej të ishte që të përdornim të gjitha instrumentet ligjore që t’i disiplinonim dhe t’i ofronim një komunikim, ose një pajtim të shëndosh mes palëve apo një shkëputje apo një ndarje qoftë rastet kur janë rastet në martesë, mirëpo pa dëme pa fatalitete. Për shkak se nëse kemi dënime të cilat shqiptohen por edhe respektohen e dërgon deri në fund, atëherë konsideroj që do të ndalej hovi dhe do të ndalej liria që gruaja në cilin do rol qoftë brenda familjes që konsiderohet si pronë apo si një subjekt që është më i ndejshëm dhe është më i pafuqishëm që t’i kundërvihet, forcës së dhunës si një lloj kundërpërgjigje si meshkujt”, tha ajo për RTK.

    Sipas Policisë, që tri rastet e raportuara në Fushë Kosovë, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje

    Arif Vladi me 17 shkurt në hotel Lake Side
    Nga Rubrika
    Lajme20 Shtator 2024
    Forumi për Siguri i Varshavës ka njoftuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të marr pjesë në këtë forum. Forumi i...
    Lajme20 Shtator 2024
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar atë për izolimin e shtetit të Kosovës në arenën...
    Lajme20 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me artistin shqiptar, Petrit Halilajn, ku dhe vizitoi ekspozitën me titullin “Abetare” në Nju Jork....
    Të tjera
    Sport20 Shtator 2024
    Trent Alexaner-Arnold nuk po përpiqet që të blejë aksionet e klubit të famshëm francez Nantes përkundër raportimeve që bënin me dije se...
    Bota/Rajoni20 Shtator 2024
    Samiti i dytë i paqes, i cili është planifikuar të mbahet deri në fund të vitit, duhet t’i japë fund luftës së...
    Lajme20 Shtator 2024
    Një zëdhënës i Komisionit Evropian ka bërë të ditur për të përfituar nga fondi 6 miliardësh i Planit të Rritjes së BE-së,...
    Lajme20 Shtator 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se ekonomia e vendit ka vazhduar me rritje edhe në tremujorin e dytë të vitit....
    Bota/Rajoni20 Shtator 2024
    Presidenti i ShBA-së, Joe Biden nuk u përgjigj drejtpërdrejt kur u pyet se çfarë do të thotë sulmet e Izraelit në Liban...
    Bota/Rajoni20 Shtator 2024
    Kanë mbetur më pak se 50 ditë deri në ditën kur amerikanët do të votojnë për presidentin e ardhshëm të Shteteve të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.