×
  • Sport
  • Sport

    Jose Mourinho e emëron superyllin e Real Madridit si lojtarin e ri më të mirë në botë

    FrontOnline
    17 Qershor 2024

    Ish-trajneri i Chelseat dhe Manchester United, Jose Mourinho, ka emëruar mesfushorin e Real Madridit, Jude Bellingham, si lojtarin më të mirë të ri në botë.

    Në moshën vetëm 20-vjeçare, anglezi e ka vendosur veten si një komponent kyç i organizimit të Carlo Ancelottit në Santiago Bernabeu. Ai vendosi të bashkohet me gjigantët spanjollë nga Borussia Dortmund në verën e vitit 2023 për një shumë prej 103 milionë eurosh.

    Në sezonin e tij të parë në Madrid, Bellingham bëri 42 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 23 gola dhe 13 asistime. Duke folur për të riun, Mourinho tha: “Për mua, Jude Bellingham është lojtari më i mirë i ri në botë. Duke parë të ardhmen dhe thjesht duke imagjinuar se çfarë mund të bëhet në pak vite”.

    Në sezonin e tij të parë me Real Madridin, Bellingham arriti të fitojë trofetë si Liga e Kampionëve dhe La Liga. Ai tani po kërkon të shtojë edhe Kampionatin Evropian në këtë listë këtë verë.

    Mesfushori ndihmoi Anglinë të fitonte ndeshjen e parë të Euro 2024 duke shënuar golin e vetëm në triumfin 1-0 ndaj Serbisë të dielën (16 qershor). Deri më sot, ai ka bërë 30 paraqitje nëpër gara për The Three Lions, duke shënuar katër gola.

    Për momentin, Anglia është në krye të Grupit C pas një ndeshjeje. Ata luajnë ndeshjen e tyre të radhës në grup kundër Danimarkës të enjten (20 qershor). /Telegrafi/

    Big Brother VIP Albania në NimiTV
    Nga Rubrika
    Sport22 Shtator 2024
    AC Milan e ka mposhtur Interin, me rezultat 1-2, të dielën në ‘San Siro’ në derbin më të madh italian. Dy rivalët...
    Sport22 Shtator 2024
    Meçi i ardhshëm i Anthony Joshuas tashmë është aranzhuar vetëm disa minuta pasi kishte pësuar humbje ndaj Daniel Dubois mbrëmjen e së...
    Sport22 Shtator 2024
    Interi dhe Milani po zhvillojnë “Derby Della Madoninnan”, që po del të jetë një ndeshje e zjarrtë pas 45 minutash.   Ndeshja...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Shtator 2024
    Rreth orës 21:10 të mbrëmjes së të dielës, në fshatin Bushat, Vau i Dejës, në portën e jashtme të banesës së një...
    Lajme23 Shtator 2024
    Në lidhjen me postimin e ministrit Maqedonci për një ri përsëritje të rastit të Banjskës për Front është deklaruar Rashit Qalaj ish...
    Lajme23 Shtator 2024
    Këtë të hëne, Kryesia e Kuvendit do të mbajë mbledhjen e radhës. Me fillim nga ora 11:00, kjo kryesi do të diskutojë...
    Lajme23 Shtator 2024
    Sot në Kosovë pritet të mbizotërojë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do...
    Lajme23 Shtator 2024
    Qendra Kosovare për Paqe, sot do të mbajë konferencë për media para ministrisë së Arsimit. Kjo për faktin se, sipas tyre një...
    Lajme23 Shtator 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.