×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti mirëpriti studentë nga Amsterdam University College

    FrontOnline
    17 Qershor 2024

    Kryeministri Albin Kurti u takua me grupin e studentëve nga Amsterdam University College, të cilët janë pjesë të “Peace Lab field trip” dhe po qëndrojnë për një vizitë studimore në Kosovë.

    Edhe sivjet, studentët vijnë nga shumë vende të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Franca, Italia, Holanda, Islanda, Hungaria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Tajlanda.

    “Kryeministri i prezantoi studentët me arritjet e qeverisë gjatë tri viteve të fundit: në punësim – sidomos të grave, dhe të të rinjve, edhe përmes platformës Superpuna; në investimet kapitale më të mëdha në historinë e Republikës së Kosovës; në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit; në digjitalizimin; në investimet për bursa për studimet në STEM (shkencë, teknologji, inxhineri dhe matematikë) dhe programin e Ballkanistikës në Universitetin e Prishtinës, aty ku bashkohen studentët prej komuniteteve të ndryshëm; për tranzicionin drejt energjisë së ripërtërishme; për drejtësi e për shpërndarje të barabartë të zhvillimit ekonomik të vendit, ndër të tjera përmes shtesave për nënat lehona, arsimit universitar falas, përmes bursave, dhe me masa afirmative për komunitetet joshumicë”, thuhet në njoftim.

    Gjithashtu, kryeministri iu përgjigj pyetjeve dhe interesimit të studentëve për rritjen e investimeve në shëndetësi, për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe politikën e jashtme të Kosovës.

    Kurti i falënderoi studentët për bashkëbisedimin e sinqertë dhe të frytshëm, ku vlerësoi dëshirën e vullnetin e tyre për ta njohur më thellë e më mirë vendin tonë.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme22 Shtator 2024
    Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër më 23 shtator në orën 11:00. Ky do të jetë rendi i ditës:...
    Lajme22 Shtator 2024
    Pas kërkesës gjermane për heqjen e masës për produktet serbe nga ana e Republikës së Kosovës, paqartësitë rreth pozicionit të Prishtinës zyrtare...
    Lajme22 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se për të ishte një nder dhe kënaqësi të mbante fjalimin kryesor në ceremoninë e diplomimit programi...
    Të tjera
    Lajme22 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka vizituar sot mërgatën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një postim...
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Social Demokratët (SPD) e kancelarit gjerman Olaf Scholz dukej se do t’i shmangeshin të djathtës ekstreme në zgjedhjet shtetërore në Brandenburg të...
    Lajme22 Shtator 2024
    Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se nesër nga ora 11:00 do të fillojë qarkullimi i autobusit të brenduar me logon...
    Lajme22 Shtator 2024
    Ish-presidenti i vendit, Behgjet Pacolli, është ndjerë krenarë që ka takuar në rrugët e New York-ut dy policë shqiptarë, njëri nga Deçani...
    Sport22 Shtator 2024
    Pas humbjes nga Monaco në Ligën e Kampionëve, Barcelona i është kthyere fitoreve. Katalonasit e kanë mposhtur në udhëtim bindshëm Villarealin prej...
    Lajme22 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, thotë se kjo parti me strukturat e saj në Gjermani po mobilizohet për zgjedhjet e 9 shkurtit....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.