×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhavit Haliti del me reagim: S’ka pasur plan për ekzekutimin e Rugovës në Tiranë

    FrontOnline
    17 Qershor 2024

    Ndaj disa të thënave aty-këtu se gjoja ka pasur plasur për “vrasjen” e ish-Presidentt Ibrahim Rugova pas përfundimit të konferencës së Rambujes, ka reaguar Xhavit Haliti, duke i quajtur “spekuëlues të painformuar”:

    Haliti shkruajti gjer e gjatë se kush-ku ateroi pas konferencës.

    Shkrimi i plotë:

    S’kishte plan për vrasjen e Rugovës në Tiranë

    Kjo është e vërteta lidhur me uljen e aeroplanit në Aeroportin e Rinasit në Tiranë, me anëtarët e delegacionit të Kosovës në Konferencën e Rambujes (Parisit).

    Po i paraqes publikisht disa fakte për t’i demantuar të painformuarit të cilët po spekulojnë se gjoja paska pasur kurth për ta vrarë Ibrahim Rugovën.

    Pas përfundimit të Konferencës së Rambujes dhe nënshkrimit të marrëveshjes në Paris, delegacioni i Kosovës po bëhej gati të kthehej në Kosovë, por siç na u komunikua nga ndërmjetësuesit, aterimi i aeroplanit me të cilin do të udhëtonim nuk do të lejohej në Aeroportin e Prishtinës.

    Përfaqësuesit ndërkombëtarë ishin të shqetësuar.

    Me propozimin tonë, pra të delegacionit të Kosovës u vendos që aeroplani ushtarak të ateronte në Tiranë dhe në Shkup.

    Ata që donin të ndalojnë në Tiranë, do të zbrisnin në Aeroportin e Rinasit në Tiranë, kurse ata që donin të rrinin në Shkup apo të udhëtonin për në Kosovë do të zbrisnin në Aeroportin e Shkupit.

    Anëtarët e delegacionit nga UÇK-ja vendosën të ndalen në Tiranë dhe disa pas dy apo tri ditësh nëpërmjet rrugëve tokësore u futën në Kosovë.

    Para se të nisej aeroplani u lidha nëpërmjet telefonit me presidentin Rexhep Mejdani.

    I tregova se do të zbrisnim në Tiranë dhe i propozova që si president do të ishte mirë ta priste delegacionin e Kosovën në Aeroportin e Rinasit.

    Gjatë bisedës hezitoi për shkaqe protokolli, por kur zbritëm, presidenti Mejdani ishte duke na pritur.

    I gjithë delegacioni zbriti nga aeroplani, në përjashtim të Rugovës.

    Pasi u vendosëm në sallën VIP të Aeroportit të Rinasit, ambasadori francez me disa nga stafi i Mejdanit shkuan dhe e sollën Rugovën në sallën ku ishim.

    Kamarieri më pas i solli pijet …

    Rugova duket në disponim të mirë. Mbase, edhe për arsye se pas prishjes me Sali Berishën, për katër vite nuk kishte qëndruar në Tiranë.

    Takimi ishte shumë i hapur dhe vëllezëror.

    Rugova u zotua se shumë shpejt zyrtarisht do ta vizitonte Tiranën.

    Pas bisedave ndërmjet Mejdanit dhe Rugovës, si dhe anëtarëve të tjerë të delegacionit të Kosovës dhe pasi pushuam pak, Rugova me një pjesë të delegacionit u nisën për në Shkup.

    E nga Shkupi se si kanë hyrë në Kosovë nuk jam në dijeni, por Rugova në Aeroportin e Rinasit nuk e ka pasur asnjë shqetësim.

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Lajme28 Qershor 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se po vazhdojnë punimet në mënyrë intensive në gjithë Prishtinën. Ai ka thënë se po...
    Lajme28 Qershor 2024
    Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor edhe dy persona të tjerë, nën dyshimin për vendosjen e kamerave ilegale të kamufluara...
    Lajme28 Qershor 2024
    Në një intervistë dhënë së fundi, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, u pyet sërish mbi fjalët...
    Të tjera
    Lajme28 Qershor 2024
    Në komunat e Kosovës, po ndërtohen gjithandej shtëpi të reja për komunitetet joshumicë. Kështu tha edhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal,...
    Sport28 Qershor 2024
    Dan Ndoye është futbollisti që ka befasuar më së shumti te Zvicra në fazën e grupeve në Euro 2024. Ndoye ka startuar...
    Bota/Rajoni28 Qershor 2024
    Një burrë rreth të 40-ve është gjetur i vdekur në lumin Drin. Kështu bën të ditur Policia e Shqipërsië, ku shtojnë se...
    Lajme28 Qershor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po merr pjesë në Samitin “Global Women Leaders” që po mbahet në Itali. E para e shtetit...
    Lajme28 Qershor 2024
    Ministri i Financave Hekuran Murati ka njoftuar se nga 1 korriku fillon subvencionimi i policës kufitare për mërgatën. Murati përmes një shkrimi...
    Bota/Rajoni28 Qershor 2024
    Partia Populiste e Lirisë në Austri i ka dorëzuar Parlamentit vjenez një projekt-rezolutë, përmes së cilës kërkon çnjohjen e Pavarësisë së Kosovës....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.