×
  • Lajme
  • Lajme

    Stano i kundërpërgjigjet Bislimit për deklaratën për raportin e Borrellit: S’na duhet dikush që të spekulojë për përmbajtjen

    FrontOnline
    17 Qershor 2024

    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka reaguar sot në konferencë për media ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi i cili tha javën e kaluar se “ka informacione që është rekomanduar heqja e masave nga BE-ja”.

    Stano ka theksuar se raporti për hapat që ka ndërmarrë Kosova për përmbushjen e detyrimeve i është deleguar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, nga Këshilli i BE-së, por që shtoi se s’është e nevojshme që dikush nga jashtë të spekulojë për përmbajtjen dhe oraret e raportit.

    “Kjo është një çështje institucionale mes Përfaqësuesit të Lartë dhe vendeve anëtare. Vendet anëtare janë ato që kanë kërkuar një raport dhe, natyrisht, është Përfaqësuesi i Lartë ai që do ta dërgojë raportin tek vendet anëtare. Ato do të jenë të parat që do të dinë se kur do të ndodhë dhe çfarë përmban raporti, dhe kjo ende nuk ka ndodhur”, ka theksuar Stano.

    Sipas tij, raporti nga Borrell do të dërgohet fillimisht tek vendet anëtare, të cilat do ta shohin dhe diskutojnë përmbajtjen e tij, para se të marrin vendimet e nevojshme.

    “Kjo është diçka institucionale mes Përfaqësuesit të Lartë dhe vendeve anëtare. Kështu që nuk na duhet dikush nga jashtë që të spekulojë për përmbajtjen dhe oraret. Do të bëhet në kohën e përshtatshëm për Përfaqësuesin e Lartë dhe vendet anëtare, që do të jenë të parat që do ta shohin dhe diskutojnë përmbajtjen, para se të marrin vendimet e nevojshme. Dhe kur kjo do të ndodhë, atëherë do t’i kumtojmë rezultatet. Nuk ka hapësirë dhe arsye për spekulime publike nga akterë të ndryshëm”, ka ka deklaruar Stano.

    Të enjten e 13 qershorit, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se ka informacion që është rekomanduar heqja e masave nga BE-ja.

    Në Komisonin për Integrime Evropiane, Bislimi tha se “përmbajtja e raportit është pozitive”, shkruan Reporteri.net.

    “Raporti i z.Borrell është parakusht për trajtimin në KiE, është përpiluar në muajin prill, por ka pasur hezitim që të dërgohet në Komision. Raporti është dashur që të dorëzohet pardje, por një pjesë e Komisionit ka kërkuar pak shtyrje. Besojmë se do të dorëzohet javën tjetër. Informacionet që kam është se përmbajtja e raportit është pozitive dhe rekomandon heqjen e masave”, është shprehur Bislimi.

    “Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj
    Nga Rubrika
    Lajme20 Shtator 2024
    Një zëdhënës i Komisionit Evropian ka bërë të ditur për të përfituar nga fondi 6 miliardësh i Planit të Rritjes së BE-së,...
    Lajme20 Shtator 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se ekonomia e vendit ka vazhduar me rritje edhe në tremujorin e dytë të vitit....
    Lajme20 Shtator 2024
    Deputeti i pavarur, Haki Abazi është shprehur se presidentja Vjosa Osmani, po shkon drejt përfundimit të karrierës së saj në politikë. Kjo...
    Të tjera
    Lajme20 Shtator 2024
    Kryetari i partisë Egjiptiane (IRDK), Elbert Krasniqi ka mirëpritur në subjektin e tij anëtaren më të re, Liridona Mustafën. Përmes një postimi...
    Lajme20 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në West Point. Kështu ka bërë të ditur ajo përmes një postimi...
    Lajme20 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti, e ka akuzuar Perëndimin të enjten se po e “përkëdhel” Serbinë për shkak të frikës dhe shqetësimeve për destabilizim,...
    Bota/Rajoni20 Shtator 2024
    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri ka njoftuar dënimin ndaj 3 të akuzuarve për trafik të lëndëve...
    Lajme20 Shtator 2024
    Përfaqësues të Listës Serbe janë pritur sot në një takim nga ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, ku thuhet se është biseduar për pozitën...
    Lajme20 Shtator 2024
    Ministria e Mbrojtjes ka shpërblyer me tender 2 milionë 149 mijë euro grupin e operatorëve ekonomik “N.T.P HAJDINI COMERC & BYLMETI –...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.