×
  • Kronika
  • Kronika

    Gjashtë raste të dhunës në familje në ditën e Bajramit, gra shumica e viktimave

    FrontOnline
    17 Qershor 2024

    Dhuna në familje vazhdon të jetë shqetësim në vendin tonë.

    Policia e Kosovës ka në raportin ditor ka bërë të ditur se vetëm në ditën e Kurban Bajramit janë raportuar gjashtë raste të dhunës, ku shumica janë gra.

    Sipas Policisë, vetëm në rajonin e Prishtinës janë raportuar pesë raste të dhunës në familje dhe një në rajonin e Pejës, përderisa disa prej të dyshuarve janë arrestuar e disa të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

    Më poshtë jua sjellim të gjitha rastet e dhunës në familje të raportuara në Policinë e Kosovës:

    Dhunë në familje

    Lipjan / 16.06.2024 – 10:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka udhëzuar që rasti të vazhdojë në procedurë të rregullt.

    Fushë-Kosovë / 16.06.2024 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti sipas bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare, para një kohe e kishte sulmuar fizikisht atë, si dhe nuk përkujdesej si duhet për familjen e tyre. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Fushë-Kosovë / 16.06.2024 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Obiliq / 16.06.2024 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën – djalin e tij të mitur, derisa ishte duke lozur. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt.

    Fushë-Kosovë / 16.06.2024-16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi pas një mosmarrëveshjeje verbale e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Istog / 15.06.2024 – 17:00. Viktima femër kosovare ka lajmëruar se pas një mosmarrëveshjeje me bashkëshortin e saj, të dyshuarin kosovar, i njëjti është duke ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. 

     

    Super oferta nga Sharr Travel/ Vetëm 70€ për person në Hotel VM Resort & Spa 5* në Durrës
    Nga Rubrika
    Kronika28 Qershor 2024
    Një aksident mes tri veturave në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, la të lënduar tre persona. Zëdhënësi i policisë për rajonin e...
    Kronika28 Qershor 2024
    Një grua është ankuar në polici se burri i saj ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas...
    Kronika28 Qershor 2024
    Tri viktima të gjinisë femërore janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar në Pejë. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që...
    Të tjera
    Lajme28 Qershor 2024
    Në komunat e Kosovës, po ndërtohen gjithandej shtëpi të reja për komunitetet joshumicë. Kështu tha edhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal,...
    Sport28 Qershor 2024
    Dan Ndoye është futbollisti që ka befasuar më së shumti te Zvicra në fazën e grupeve në Euro 2024. Ndoye ka startuar...
    Bota/Rajoni28 Qershor 2024
    Një burrë rreth të 40-ve është gjetur i vdekur në lumin Drin. Kështu bën të ditur Policia e Shqipërsië, ku shtojnë se...
    Lajme28 Qershor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po merr pjesë në Samitin “Global Women Leaders” që po mbahet në Itali. E para e shtetit...
    Lajme28 Qershor 2024
    Ministri i Financave Hekuran Murati ka njoftuar se nga 1 korriku fillon subvencionimi i policës kufitare për mërgatën. Murati përmes një shkrimi...
    Bota/Rajoni28 Qershor 2024
    Partia Populiste e Lirisë në Austri i ka dorëzuar Parlamentit vjenez një projekt-rezolutë, përmes së cilës kërkon çnjohjen e Pavarësisë së Kosovës....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.