×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçin e vizitoi i vëllai për Bajram: Të fala keni nga Haga, ua uroj festën të gjithëve dhe është shumë mirënjohës për përkrahjen e qytetarëve

    FrontOnline
    16 Qershor 2024

    Edhe pse ju mungon liria, pasi që po mbahen që afër 4 vjet në paraburgim në Hagë, ish-krerët e UÇK-së edhe ditën e sotme e kanë kaluar me vizita të familjarëve dhe së bashku me njëri-tjetrin.

    Idriz Thaqi, vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi, sot në ditën e Kurban Bajramit e ka vizituar të vëllain në Hagë.

    “Sot e vizitova, ia urova festën e Bajramit në emër të familjes dhe gjithë dashamirëve. Shpresojmë që së shpejti do të mund të festojmë bashkë në Kosovë. Edhe ai ua uroi festën të gjithëve dhe është shumë mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të të gjithë qytetarëve. Janë të gjithë mirë. Janë bashkë dhe të pathyeshëm. Besojmë shumë që ky proces i padrejtë do të përfundojë në gjashtëmujorin e parë të vitit të ardhshëm dhe ata do të lirohen dhe do të kthehen te familjet e tyre, në vendin e tyre. Të fala keni nga Haga!”, ka thënë Idriz Thaqi për Demokracia.com, pas përfundimit të vizitës së sotme tek ish-presidenti Thaçi në Hagë.

    Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, po mbahen në Njësinë e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë që nga 5 nëntori i vitit 2020. Ky proces gjyqësor është shoqëruar me skandale të kohëpaskohshme dhe me jotransparencë të madhe deri më tash./Front Online/

    KEDS vendos 17 trafo të reja në daljen e Ponoshecit të Gjakovës
    Nga Rubrika
    Lajme21 Shtator 2024
    Pas vizitës në shoqatën “Vatra” në SHBA, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim sot me nxënës e mësimdhënës të...
    Lajme21 Shtator 2024
    Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, e ka përshëndetur vendimin e PDK-së për të mos marrë pjesë në një koalicion paszgjedhor...
    Lajme21 Shtator 2024
    Ndër vite, ish-Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova u akuzua se gjatë dekadës para çlirimit të vendit e quajti Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës...
    Të tjera
    Lajme21 Shtator 2024
    Ani pse është premtuar me vite se do të rregullohet çështja e statusit juridik të zjarrfikësve, siç duket edhe ky vit do...
    Lajme21 Shtator 2024
    Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka ironizuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, që dje janë nisur për...
    Lajme21 Shtator 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka vazhduar deklaratat e tij në lidhje me rritjen ekonomike në vend, duke thënë se gjatë...
    Ekonomi21 Shtator 2024
    Monedha europiane e mbyll javën në një pozitë të vështirë në raport me Lekun, teksa ka kapur vlerat më të ulëta historike....
    Lajme21 Shtator 2024
    Luljeta Sharani, e cila jeton e vetme në Gjakovë, për emisionin “Real People” ka rrëfyer vuajtjet e luftës serbe dhe humbjen e...
    Bota/Rajoni21 Shtator 2024
    Shqipëria është vendi i dytë në botë për rritjen e numrit të turistëve të huaj në shtatë muajit e parë të këtij...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.