×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfaqësuesi i serbëve në Kroaci i këshillon serbët e Kosovës për Asociacionin: Mësoni nga gabimet tona

    FrontOnline
    16 Qershor 2024

    Serbët në Kosovë duhet të mësojnë nga gabimet e serbëve në Kroaci, tha kryetari i Këshillit Popullor Serb përfaqësuesi i serbëve në Kroaci, Milorad Pupovac. Ai tha se serbëve në Kroaci iu mundësohet vetëqeverisja, por në praktikë është reduktuar në nivelin e një organizate joqeveritare, pa financim të përcaktuar.

    “Përvoja jonë në Kroaci është se kemi vetëqeverisje të pakicave, por statusi dhe pozita e tyre nuk janë të rregulluara në mënyrë adekuate në sistemin kroat. Kjo do të thotë se Këshilli i Përbashkët i Komunave, edhe pse vetëqeverisës, para së gjithash ka statusin formal të një organizate joqeveritare, megjithëse nuk ka marrëveshje ndërkombëtare, statuset e organizatave joqeveritare nuk janë të rregulluara”, tha Pupovac për mediumin serb “Kosovo Online”.

    Nga kjo, ai bën thirrje që të marrin mësim serbët në Kosovë.

    “Sipas kësaj, ato nuk mund të jenë organizata joqeveritare, por duhet të jenë diçka tjetër. Por, fatkeqësisht, kjo nuk është siguruar në Kroaci deri më sot. Ky duhet të jetë mësim për bashkatdhetarët tanë në Kosovë kur merret parasysh statusi i Asociacionit të Komunave Serbe. Ai status duhet të përcaktohet paraprakisht, se sigurisht që nuk duhet të jetë status i një organizate joqeveritare dhe se kushtet e financimit do të duhej të përcaktoheshin, kushtet e financimit varen nga rrethanat politike” tha Pupovac.

    Ai thotë se nuk është reale të pritet që serbët në Kosovë të marrin një status të ngjashëm me atë të Republika Srpska-s në Bosnjë e Hercegovinë.

    “Sa i përket krahasimit me Republika Srpska, si entitet brenda BeH-së, ato krahasime janë të tilla që nuk marrin parasysh specifikat e pozitës së serbëve në Kosovë dhe marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Nuk është reale që statusi i serbëve në Kosovë të jetë i njëjtë me statusin e serbëve të Republika Srpska për një sërë arsyesh, nga shpërndarja dhe shtrirja e vetë komunitetit serb në territorin e Kosovës”, tha Pupovac.

    Delegacioni nga Drake University viziton Devolli Corporation, njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme23 Shtator 2024
    Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Irakut, Muhammed Shia al Sudani. Me këtë rast, kreu...
    Lajme23 Shtator 2024
    Qeveria e Kosovës mbau sonte mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar dhe ndryshuar disa vendime. Në mesin e tyre, ka vendosur...
    Lajme23 Shtator 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 221, kjo mbledhje ishte elektronike. Sipas njoftimit është marrë vendim që Gëzim Paci bëhet kryesues...
    Të tjera
    Lajme23 Shtator 2024
    Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka paralajmëruar se një përjashtim i mundshëm i Kosovës nga CEFTA “do të nënkuptonte...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2024
    Krimet e dhunshme në Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të bien për të dytin vit me radhë, ndërsa agjencitë e zbatimit të ligjit...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2024
    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ngritur në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara shqetësimin se si Shqipëria ra viktimë e sulmeve kibernetike....
    Lajme23 Shtator 2024
    Kuvendi i Prishtinës nuk ka arritur ende ta miratojë buxhetin për vitin 2025. Kjo pasi opozita është  shprehur kundër këtij propozimi nga...
    Lajme23 Shtator 2024
    Orët e para të se dielës së 24 shtatorit të vitit 2023, Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit nga...
    Lajme23 Shtator 2024
    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, është takuar sot me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.