×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Azerbajxhani ua heq vizat shtetasve të Shqipërisë

    FrontOnline
    16 Qershor 2024

    Nga dita e sotme qytetarët e Shqipërisë me pasaporta të rregullta mund të udhëtojnë pa viza drejt Azerbajxhanit.

    Lajmin e bëri të ditur ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov në një postim në rrjetin social X, ku shkruante se “nga sot, edhe qytetarët e Shqipërisë me pasaporta të rregullta mund të udhëtojnë drejt Azerbajxhanit pa vizë”.

    Marrëveshja për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Azerbajxhanit, u nënshkrua më 1 mars 2024 në praninë e kryeministrit Edi Rama nga Besart Kadia, zëvendësministri i kohës për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Fariz Rzayev, zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Azerbajxhanit.

    Kjo marrëveshje u nënshkrua në kuadër të vizitës që Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Azerbajxhan në fillim të muajit mars të këtij viti, në krye të një delegacioni të nivelit të lartë ku zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme duke hapur mundësi të reja për turizëm, zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim mes dy vendeve.

    Intensifikimi i marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit preku një tjetër dimension me vizitën e Komitetit të Përbashkët Shqipëri-Azerbajxhan këtë javë në Baku.

    Në takimin e radhës mes Komitetit të Përbashkët u diskutua gjerësisht mbi mundësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në disa sektorë të rëndësishëm, duke nisur nga turizmi, shëndetësia, arsimi dhe deri tek digjitalizimi.

    KEDS vendos 17 trafo të reja në daljen e Ponoshecit të Gjakovës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Qershor 2024
    Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela për Qeverinë e re tha se është jolegjitime dhe Qeveri që frikësohet nga fjala e...
    Bota/Rajoni28 Qershor 2024
    Atyre të cilëve aplikojnë për shtetësi në Gjermani, tash e tutje do t’u kërkohet të pohojnë të drejtën e Izraelit për të...
    Bota/Rajoni28 Qershor 2024
    Diplomati britanik, Nicholas Abott, i cili ka shërbyer si ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, është emëruar tashmë ambasador i shtetit...
    Të tjera
    Sport28 Qershor 2024
    Mbrojtësi francez Raphael Varane raportohet se është i lidhur me transferimin në Itali. Francezi ka ndarë rrugët me Manchester Unitedin. Ish-futbollisti i...
    Lajme28 Qershor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dorëzuar kërkesë zyrtare për vendosjen e shtatores së Leotrim Ahmetit, 7-vjeçarit të vrarë nga forcat serbe...
    Bota/Rajoni28 Qershor 2024
    Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.2 goditi brigjet e Perusë jugore gjatë natës të së premtes në një thellësi prej 28...
    Bota/Rajoni28 Qershor 2024
    Në debatin e shumëpritur mes presidentit aktual Joe Biden dhe kundërkandidatit nga radhët e Republikanëve, Donald Trump, të ftuarit në debatin e...
    Sport28 Qershor 2024
    E ardhmja e Sylvinhos në krye të shtabit teknik të Kombëtares së Shqipërisë është ende në pikëpyetje. Trajneri mbërriti në janar të...
    Sport28 Qershor 2024
    Janë përcaktuar 16 skuadrat që kaluan fazën e grupeve dhe do të vazhdojnë rrugëtimin në Kampionatin Evropian në fazën me eliminim direkt....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.