×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës demanton shkrimet e mediave serbe se i keqtrajtuan disa të rinj serbë në Leposaviq

    FrontOnline
    16 Qershor 2024

    olicia e Kosovës, ka demantuar shkrimet tendencioze dhe të pavërteta të publikuara në disa mediume kryesisht serbe, të cilat i referohen zyrës serbe për Kosovë të cilët paraqesin situatë jo reale se kinse Policia e Kosovës nuk i ka trajtuar dhe nuk janë sjellë si duhet ndaj disa të rinjve/fëmijëve serb në komunën e Leposaviqit.

    Në demantin e tyre thuhet se policia e Kosovës ka reaguar në një rast të prishjes së rendit dhe qetësisë publike te një kafiteri, ku ndaj dy personave ka shqiptuar gjobë për prishje të rendit publik.

    “Vlen të theksohet se Policia e Kosovës udhëhiqet nga parimet më demokratike dhe të gjitha masat dhe veprimet policore i ka ndërmarrë në funksion të ruajtjes së rendit e qetësisë publike si dhe garantimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim.

    Andaj, deklarimet e tilla tendencioze, nuk iu shërbejnë qytetarëve e as sigurisë publike, pasi veprimet policore janë mbështetur në procedurat e parapara ligjore përfshirë atë të ruajtjes së rendit e qetësisë publike”, thuhet në njoftimin e tyre.

    20 mijë qytetarë të Gjakovës bëhen me rrjet të ri
    Nga Rubrika
    Lajme20 Shtator 2024
    Gjatë konferencës së Apelit, Pjetër Shala është ankuar se gjatë seancave kur është thënë fjala përfundimtare, në transkriptuat e tyre kanë gjetur...
    Lajme20 Shtator 2024
    Me shumë orë diskutime, të ftuar nga Kosova, rajoni dhe Evropa dhe aktivitete të ndryshme në Prishtinë e Prizren është shënuar edicioni i...
    Lajme20 Shtator 2024
    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas raportimeve se po intervistohet Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje,...
    Të tjera
    Lajme20 Shtator 2024
    Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë mbajtur një aksion simbolik para nisjes së konferencës së dytë të investitorëve “Prishtina 2030”. Ata kanë kundërshtuar...
    Lajme20 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka ndarë një fotografi nga New Yorku ku po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara....
    Kronika20 Shtator 2024
    Policia e Kosovës dje në Prishtinë ka zhvilluar një aksion kundër fajdesë dhe organizimit të skemave piramidale. Në këtë aksion, policia ka...
    Kronika20 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Fushë Kosovë, meqë i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht ish të dashurën e...
    Lajme20 Shtator 2024
    Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale. Ajo do të intervistohet për dy raste të veprave...
    Opinione20 Shtator 2024
    Nga: Askold Krushelnycky / The Independent (titulli origjinal: I’ve witnessed first-hand the horrific cost of Putin’s war – as casualties hit 1...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.