×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga sot shqiptarët udhëtojnë pa viza drejt Azerbajxhanit

    FrontOnline
    15 Qershor 2024

    Nga dita e sotme qytetarët e Shqipërisë me pasaporta të rregullta mund të udhëtojnë pa viza drejt Azerbajxhanit.

    Ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov në një postim në rrjetin social X, bën me dije se “nga sot, edhe qytetarët e Shqipërisë me pasaporta të rregullta mund të udhëtojnë drejt Azerbajxhanit pa vizë”.

    Marrëveshja për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Azerbajxhanit, u nënshkrua më 1 mars 2024 në praninë e kryeministrit Edi Rama nga Besart Kadia, zëvendësministri i kohës për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Fariz Rzayev, zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Azerbajxhanit.

    Kjo marrëveshje u nënshkrua në kuadër të vizitës që Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Azerbajxhan në fillim të muajit mars të këtij viti, në krye të një delegacioni të nivelit të lartë ku zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme duke hapur mundësi të reja për turizëm, zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim mes dy vendeve.

    Intensifikimi i marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit preku një tjetër dimension me vizitën e Komitetit të Përbashkët Shqipëri-Azerbajxhan këtë javë në Baku.

    Në takimin e radhës mes Komitetit të Përbashkët u diskutua gjerësisht mbi mundësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në disa sektorë të rëndësishëm, duke nisur nga turizmi, shëndetësia, arsimi dhe deri tek digjitalizimi dhe konfirmuar angazhimin e përbashkët të të dyjave vendeve që në takimin e radhës të flitet mbi rezultate konkrete në të gjitha fushat ku janë evidentuar mundësitë për të punuar së bashku, me ekonominë në plan të parë.

    Gjatë kësaj vizite u diskutua edhe dakordësimi i zbatimit të projektit pilot të gazifikimit të Korçës, terminali i rigazifikimit në Gjirin e Korçës si edhe mundësia e pjesëmarrjes së kompanive nga të dyja vendet në projekte të energjisë së rinovueshme.

    Heqja e vizave krijon mundësi të reja për turizëm, zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim mes dy vendeve, raportet e të cilave kanë shënuar një hov të rëndësishëm në forcimin konkret të bashkëpunimit në veçanti gjatë vitit të fundit, që shënoi edhe hapjen e ambasadës së Azerbajxhanit në Tiranë dhe në pritje këtë vjeshtë të hapjes edhe të ambasadës së Shqipërisë në Baku./ATSH

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Lajme20 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë një video nga momenti kur është intonuar himni i Republikës së Kosovës në akademinë më me ndikim...
    Lajme20 Shtator 2024
    Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së, organizoi një tryezë të rrumbullakët për të diskutuar...
    Lajme20 Shtator 2024
    Forumi për Siguri i Varshavës ka njoftuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të marr pjesë në këtë forum. Forumi i...
    Të tjera
    Lajme20 Shtator 2024
    Është nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) dhe Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK)....
    Lajme20 Shtator 2024
    Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu tha Qeveria e Kosovës po punon drejt zhbllokimit të CEFTA-s si mekanizëm i rëndësishëm në...
    Lajme20 Shtator 2024
    Pesë kryetarë të komunave që udhëhiqen nga AAK do të jenë kandidatë për deputet në zgjedhjet parlamentare në vitin 2025. Ardian Gjini, Smajl...
    Lajme20 Shtator 2024
    Instituti Albanologjik i Prishtinës, ka njoftuar se Naim Berisha është zgjedhur u.d. të drejtorit të këtij instituti. “Në mbledhjen e mbajtur më...
    Sport20 Shtator 2024
    Trent Alexaner-Arnold nuk po përpiqet që të blejë aksionet e klubit të famshëm francez Nantes përkundër raportimeve që bënin me dije se...
    Bota/Rajoni20 Shtator 2024
    Samiti i dytë i paqes, i cili është planifikuar të mbahet deri në fund të vitit, duhet t’i japë fund luftës së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.