×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti “Subvencionet 1”, Statovci mohon se në zyrë po i ndanin paratë e ryshfetit

    FrontOnline
    15 Qershor 2024

    I akuzuari Luan Statovci, zyrtar për Pagesa Direkte në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), la mohuar se në zyrë kishte ndarë paratë e ryshfetit me të akuzuarin tjetër, Sedat Shkodra.

    Këtë deklaratë, Statovci e ka dhënë të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kur është ballafaquar me një video-incizim nga prokurori special, Rafet Halimi, në rastin e njohur si “Subvemcionet 1”.

    “Nuk mund ta identifikoj se a është Sadati … Nuk kam qenë duke i nda paret e ryshfetit”, tha i akuzuari Statovci.

    Tutje, i akuzuari Statovci gjatë deklarimeve të tij tha se të hollat që po i ndanin me të akuzuarin Shkodra, nuk kishin qenë ryshfet, po për projekt si dhe kundërshton se këto të holla i kishte pranuar nga i akuzuari Dugagjin Mavraj, për t’ia dhënë Shkodrës.

    Ndërkaq, i akuzuari Statovci pohoi se kishte pranuar të holla nga i akuzuari Afrim Abazi, por që nuk e mban në mend se cila ka qenë shuma e tyre, si dhe kishin biseduar për faturimin e lëndës së të këtij të fundit.

    I akuzuari Statovci, shtoi se këto të holla që i kishte pranuar nga Abazi nuk kishin të bëjnë me asnjë favor për këtë të fundit.

    Po ashtu, Statovci u ballafaqua nga prokurori Halimi, për bisedën që e kishte bërë me të akuzuarin Daut Kabashi, përmes telefonit, ku ky i fundit kishte kërkuar që të shikonte në xhirollogarinë e V.K.
    “A priton me këqyrë qaty dy dakika, se po më intereson diçka në emër të V.K“, citoi prokurori Halimi diskutimin në telefon ndërmjet Statovcit dhe Kabashit.

    I akuzuari thekson se nuk i kujtohet saktë se për çfarë bëhej fjalë në atë bisedë, duke mohuar që kishte pranuar ryshfet nga i akuzuari Kabashi.

    Paraprakisht, prokurori Halimi bëri me dije se këto biseda janë si rezultat i masave të fshehta që kanë aplikuar si Prokurori për zbardhjen e këtij rasti.

    I njëjti ka mohuar të ketë takuar apo të ketë kërkuar ryshfet në mënyrë të tërthortë apo direkte nga të akuzuarit Kastriot Berisha, Fuat Morina, Flamur Zeqiri, Florim Nimanaj, Dukagjin Mavraj dhe Daut Kabashi, ashtu siç pretendon Prokuroria në aktakuzë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    I akuzuari Statovci, thotë se ndihet i pafajshëm dhe se sipas tij Prokuroria kishte bërë keqkuptime në këtë rast.

    “Jam plotësisht i pafajshëm, prokuroria mendoj se ka bërë shumë keqkuptime në këtë rast ose edhe moskuptime të rastit”, deklaroi i akuzuari Statovci

    Ndryshe, në seancën e 21 shkurtit 2023, trupi gjykues kishte veçuar procedurën për të akuzuarit Nivokazi dhe Kelmendi, duke shtuar se gjykata në seancës e radhës do të vlerësojë nëse procedura do të vazhdohet ndaras apo do të bashkohet.

    Ndërkaq, në seancën e 14 prillit 2023, ishte bashkuar procedura penale ndaj të akuzuarit Nivokazi me të akuzuarit e tjerë.

    Në seancën e 13 prillit 2022, Gjykata Themelore në Prishtinë, kishte pranuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë për 7 nga 21 të akuzuarit në rastin “Subvencionet 1”.

    Ndërsa, më 19 prill 2022 Gjykata Themelore në Prishtinë kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj shtatë të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”, Alban Bushati, Kastriot Berisha, Bekim Shala, Flamur Zeqiri, Habibe Dauti, Dukagjin Mavraj dhe Daut Kabashi, duke i dënuar me 6 vite e 1 muaj burgim dhe 2 mijë euro gjobë.

    Sipas aktakuzës së ndryshuar të PSRK-së, të 4 prillit 2022, Flamur Zeqiri, Bekim Shala, Kastriot Berisha dhe Dukagjin Mavraj, akuzoheshin për veprën penale mashtrim me subvencione, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar akuzohej Habibe Dauti, për marrje ryshfeti dhe falsifikim të dokumenteve akuzohej Alban Bushati, ndërsa për dhënie ryshfeti akuzohej Daut Kabashi.

    Aktakuza e ndryshuar më 4 prill 2022 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ngarkon Luan Statovcin, Sadat Shkodrën, Salih Statovcin, Berat Nikën, Hasan Maxharrajn, Kushtrim Zogajn, Jeton Sylajn, Lulzim Hajdarajn, Musa Nivokazin, Almir Abdurrahmanin, Salih Kelmendin, Fuat Morinën, Afrim Abazajn dhe Florim Nimanajn me veprat penale “Marrje ryshfeti”, “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, “Mashtrim me subvencione”, e të tjera.

    Në shkurt të 2022-ës, PSRK kishte ngritur aktakuzë ndaj 21 të pandehurve, në rastin “Subvencionet 1”.

    Juliana: E kuptoj që e kam lëndu djalin dhe e marr mbi supet e mia këtë (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme21 Shtator 2024
    Edhe 25 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, ende nuk dihet për fatin e 1595 personave të zhdukur nga forcat serbe....
    Lajme21 Shtator 2024
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri u shpreh se LDK garon në zgjedhje për vendin e parë. Haziri shtoi me ardhjen e LDK...
    Lajme21 Shtator 2024
    Partia Demokratike e Kosovës, në bashkëpunim me “Institute of European Democrats” nga Brukseli, ka organizuar seminarin ndërkombëtar me temën “BE - Ballkani...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Shtator 2024
    Adelajda Dybeli dhe Enea Nazaj janë dy nga studentët e vitit të parë në Akademinë e Forcave të Armatosura, të cilët kanë...
    Lajme21 Shtator 2024
    Një prej synimeve strategjike të SHBA-së në raport me Ballkanin Perëndimor është pavarësimi i këtij rajoni në fushën e energjetikës dhe kundërshtimi...
    Sport21 Shtator 2024
    Vedat Muriqi ka pësuar një lëndim muskulor gjatë stërvitjeve me skuadrën e Mallorcas, një lajm që ka shqetësuar fansat dhe ekipin. Sipas...
    Bota/Rajoni21 Shtator 2024
    Ushtria izraelite thotë se e ka “çmontuar pothuajse plotësisht” udhëheqjen e Hezbollahut me sulmin e saj ajror në Bejrut. Kjo u tha...
    Bota/Rajoni21 Shtator 2024
    Sulmet ndaj Libanit këtë javë treguan se qeveria izraelite e kishte në plan ta përhapte luftën në rajon, tha të shtunën presidenti...
    Lajme21 Shtator 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar edhe njëherë tjetër për qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti. Sipas Haradinajt,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.