×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbyllen 25 rrugë ilegale në veri

    FrontOnline
    15 Qershor 2024

    Zona që gjendet në afërsi të pikës kufitare Bërnjak në veri të Kosovës, 50 metra afër zonës administrative me Serbinë, e që është përdorur për kontrabandim të mallrave.

    Policia e Kosovës ka ndërmarrë të njëjtat veprime duke identifikuar 65 rrugë ilegale.

    Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani i tha televizionit, se tashmë ka rrugë të shumta ilegale që janë bllokuar.

    “Ne në veri të vendit i kemi identifikuar diku 65 rrugë ilegale, të cilat janë përdorur për qarkullim të mallrave ose të njerëzve. Nga këto diku mbi 25 janë mbyllë ose me beton ose me gropa, pra janë hap gropa për këto. Kështu që policia kufitare dhe policia e rendit janë duke punuar aq sa është e munduar për të parandaluar kontrabandën me mallra. Konsiderojmë që është mjaftë e suksesshme kjo dhe me siguri që do të kemi veprime edhe në të ardhmen”, ka thënë ai.

    Tëvë1 raporton se edhe kjo rrugë ilegale e komunës së Zubin Potokut, më herët është përdorur për futjen e armëve ilegale.

    Aty pak metra më larg matanë kufirit në Serbi, para 1 muaji janë parë lëvizje të xhandarmërisë serbe.

    Ditëve të fundit ka pas reagime edhe nga një parti serbe në veri, për mbylljen e kësaj rruge, duke bërë propagandë kinse për prekje të pronave private.

    Policia thotë se nuk janë prekur tokat e banorëve, ndërsa theksohet se do të vazhdohet me mbylljen e rrugëve të tilla.

    “Kemi informacione për ankesat e tyre. Ne kemi mirëkuptim për ta dhe kemi theksuar se çdo ankesë e tyre do të shqyrtohet nga ana jonë dhe aq sa është e munduar të bëjmë për ta, ne do të bëjmë”, ka thënë Elshani.

    Elshani tha se policia e Kosovës kryen vazhdimisht patrullime në këtë zonë.

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme27 Qershor 2024
    Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpallur fajtor të akuzuarin A.Gj. dhe të njëjtit i ka shqiptuar dënim prej 1 vit e 3...
    Lajme27 Qershor 2024
    Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka bërë të ditur se sot futet në fuqi “Ligji për Modernizimin e Shtetësisë së...
    Lajme27 Qershor 2024
    Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka reaguar pasi institucionet serbe kanë ndaluar festivalin “Mirëdita, dobar dan” sot në...
    Të tjera
    Vip27 Qershor 2024
    Emisioni “Top Arena” ka nisur mbrëmjen e djeshme me të qeshura në studio. Madje në një moment u aludua se Meri Shehu...
    Bota/Rajoni27 Qershor 2024
    Vendet anëtare të NATO-s po diskutojnë aktualisht idenë e Sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, për një plan financimi 40 miliardë euro në...
    Sport27 Qershor 2024
    Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA vendosi të gjobisë për herë të tretë Federatën Shqiptare të Futbollit me vlerën 86,500 euro...
    Lajme27 Qershor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka udhëtuar drejt fshatrave të Komunës së Dragashit të cilat gjatë ditës së mërkurë janë përballur...
    Lajme27 Qershor 2024
    Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, është deklaruar për takimin e djeshëm në Bruksel. Ai tha se mos takimi i Kurtit me Vuçiqin...
    Sport27 Qershor 2024
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ka thënë se është shumë i kënaqur me paraqitjen e kuqezinjve në EURO 2024. Shqipëria pak...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.