×
  • Lajme
  • Lajme

    Shënohet 81-vjetori i lindjes së Ukshin Hotit, Kurti: Detyra e tij ishte t’ia thotë të vërtetën popullit

    FrontOnline
    15 Qershor 2024

    Me rastin e shënimit të ditëlindjes së 81-të të profesorit dhe mendimtarit politik, Ukshin Hoti, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në ngjarjen e organizuar në nderim dhe kujtim të jetës dhe veprës së profesorit të shquar Ukshin Hoti, që u mbajt në hapësirat e Universitetit të Prizrenit që mban emrin e tij.

    Aty ai u prit nga rektori i Universiteti të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Mentor Alishani, si dhe familjarët e profesorit, Ukshin Hoti.

    Në këtë datë të veçantë, të mendimtarit, politikanit, diplomatit, veprimtarit, pedagogut, e mbi të gjitha të intelektualit disident Ukshin Hoti, kryeministri Kurti, teksa lartësoi figurën e shquar të profesorit Hoti, u shpreh se ishte pikërisht ai që donte të kontribuonte te organi i mendimit shoqëror shqiptar duke e bërë politologjinë të fliste shqip.

    Ndër të tjera, kryeministri foli edhe për shtegun e mendimit për liri, pasi që siç e tha ai para se të kishim Shteg të Lirisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishim shteg të mendimit për liri.

    Teksa ndodhej në mesin e një numri të madh të pjesëmarrësve, kryeministri Kurti në fjalën e tij për Ukshin Hotin, tha se ai kishte arritur që formimin e tij intelektual dhe profesional t’i arrinte në moshë shumë të re, duke shtuar se përkundër angazhimeve zyrtare, ai asnjëherë nuk reshti së qenuri studiues.

    “Pikërisht si kryediplomat i Kosovës shkruan edhe librin e parë të tij mbi marrëdhëniet ndërkombëtare të titulluar “Lufta e Ftohtë dhe Detanti” në vitin 1976”, veçoi kryeministri. Ai e jetonte atë që e studionte dhe e studionte atë që e jetonte”, tha më tej kryeministri Kurti, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

    “Për Ukshin Hotin, detyra e intelektualit nuk ishte t’i fliste të vërtetën pushtetit—siç thotë një definicion i famshëm i rolit të intelektualit në shoqëri… Përkundrazi, detyra e intelektualit është që t’ia thotë të vërtetën popullit duke ekspozuar publikisht gënjeshtrat e pushtetit. Duke bërë kështu, intelektuali i ndihmon popullit të vetëmbrohet intelektualisht nga propaganda e qendrave të ndryshme të pushtetit. Ky është misioni i vërtetë i intelektualit. Prandaj, Ukshin Hoti jep dorëheqje atëbotë nga pozita e sekretarit për marrëdhënie me botën jashtme. Ai e kupton shumë shpejt se t’i flisje të vërtetën pushtetit nuk ishte tjetër veçse një rënie në vetëkënaqësi. Duhej folur popullit”, u shpreh kryeministri para të pranishmëve.

    Në ditëlindjen e 81-të të profesorit Hoti, kryeministri ftoi që të rikthemi te vepra e tij por edhe te shembulli që na ofron jeta e Ukshin Hotit.

    “Le ta bëjmë këtë gjithnjë në frymën kritike që e mishëronte më së miri vetë ai. Kritika shoqërore e informuar nga një respekt i paepur për të vërtetën na duhet sot po aq sa edhe në kohën kur jetonte e vepronte Hoti. Sot kemi dy organe të mendimit shoqëror shqiptar, Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës. Le të punojmë fort e bashkë që këto dy organe të bashkërendohen me njëri-tjetrin në interes të vullnetit, të drejtave e nevojave të kombit shqiptar”, tha në fund të fjalës së tij kryeministri Kurti.

    Në shënim të kësaj date të rëndësishme së bashku me kryeministrin Kurti ishin edhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi, zëvendësministri Elshani, deputetë të Kuvendit të Kosovës, kryetarët e komunës së Suharekës dhe asaj të Rahovecit, Bali Muharremaj dhe Smajl Latifi, si dhe profesorë, studentë, invalidë e veteranë të shumtë, të cilët ndodheshin aty për të nderuar figurën e Ukshin Hotit.

    Në oborrin e Universitetit të Prizrenit u shfaq gjithashtu ekspozita “Bëje ose Vdis” me fotografi nga jeta dhe vepra e Ukshin Hotit, letra të tij nga burgu, dorëshkrime të ndryshme dhe artikujt të shtypit./Front Online/

    Importuesi nga SHBA-ja: Devolli Corporation me standarde amerikane
    Nga Rubrika
    Lajme21 Shtator 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar edhe njëherë tjetër për qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti. Sipas Haradinajt,...
    Lajme21 Shtator 2024
    Përdoruesit e veturave elektrike në Kosovë pritet të mos paguajnë taksë të regjistrimit, meqë nuk e ndotin ambientin. Ky lehtësim është paraparë...
    Lajme21 Shtator 2024
    Berat Rukiqi ka reaguar në profilin e tij në ‘facebook’ rreth pretendimeve të Qeverisë Kurti për vazhdimësinë e rritjes ekonomike në vend....
    Të tjera
    Ekonomi21 Shtator 2024
    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se Korporata Energjetike e Kosovës ka qenë dhe mbetet ndër ndërmarrjet më të rëndësishme të...
    Lajme21 Shtator 2024
    ShSKUK ka reaguar pas raportimeve se në Klinikën e Onkologjisë mungon një injeksion. Përmes një njoftimi, ShSKUK ka sqaruar se për disa ditë...
    Sport21 Shtator 2024
    “E kemi studiuar Trepçën dhe e kemi ditur se do të jetë kundërshtar cilësor, ndonëse njerëzit nuk e njohin shumë mirë”. Kështu...
    Lajme21 Shtator 2024
    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gëxhaliu ka thënë se përqindja e vërtetë e papunësisë në vend është shqetësuese. Përmes një...
    Lajme21 Shtator 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, këtë mëngjes shkoi në Stubëll kur mori pjesë në manifestimin ‘Takimet e Dom Mikelit’. Ai tha se...
    Lajme21 Shtator 2024
    Është arrestuar një person në Gjilan, pasi i njëjti dyshohet se nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Policia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.