×
  • Vip
  • Vip

    “Me rikthy komunikimin me letra”, aktori i njohur ironizon: S’jom dakord me presidenten për telefonatat

    FrontOnline
    29 Maj 2024

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, siç duket është “ndarë” përfundimisht me kryeministrin Albin Kurti e shokët e tij të partisë. Ajo i ka reaguar sot kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, që tha se për shkak që ishte në SHBA nuk kanë mundur të koordinohen për dërgimin e letrës në Këshillin e Evropës. Deklaratat e tilla kanë shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik.

    Osmani tha se deklarata e Konjufcës është qesharake pasi telefonat ekzistojnë dhe se një temë e tillë e rëndësishme do të duhej të ketë koordinim.

    Ndër reagimet e shumta, ishte edhe ai i aktorit Fatmir Spahiu – Bufi, i cili ka ironizuar me këtë çështje.

    Spahiu ka shkruar se nuk dakordohet me Osmanin për funksionimin e telefonatave, duke dhënë si ‘propozim’ që të rikthehet komunikimi me letra.

    “Nuk jam dakord me Presidenten tone te nderume. Nuk funksionojne telefonatat mire ne Kosove.

    Ska telefonate qe nuk nalet 4 here. Per internet as mos te flasim, plasem.

    Une per veti jam tu e konsideru me rikthy komunikimin me letra e kartolina, kur te mrrin le te mrrin.” – ka shkruar ai.

     

    EKSKULZIVE: Art Motion dhe Klan Kosova fitojnë të drejtën televizive të Superligës, Ligës së parë si dhe Kupës së Kosovës 
    Nga Rubrika
    Vip07 Shtator 2024
    Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan momente të ndryshme me ndjekësit e...
    Vip07 Shtator 2024
    Ish-reperi, Fero sot përmes një InstaStory ka thënë se është koha për një ndryshim të madh. Ai është shprehur se s’do të...
    Vip07 Shtator 2024
    Ish-gitaristi i grupit “Guns N’Roses”, Ron “Bumblefoot” Thal, ka performuar himnin e Republikës së Kosovës në festivalin e vjeljes se rrushit “Hardhfest”,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.