×
  • Opinione
  • Opinione

    Çfarë na paralajmërojnë libertarianët për Trumpin?

    Dean Obeidallah
    28 Maj 2024

    Nga: Dean Obeidallah / CNN

    Donald Trump e ka shprehi të pëlqejë adhuruesit që mbushin mitingjet e tij. Këta besnikë të MAGA-s [Make America Great Again] – duke përfshirë disa mbështetës që udhëtojnë qindra kilometra për të marrë pjesë në mitingjet e përsëritura – janë shumë të etshëm për të qeshur me shakatë e tij dhe për të duartrokitur retorikën e tij bombastike. Kjo është arsyeja se pse Trumpi u trondit kur të shtunën u fishkëllye dhe u ndërpre në mënyrë të vazhdueshme gjatë fjalimit të tij në konventën kombëtare të Partisë Libertariane në Uashington

    Teksa Trumpi ka marrë ca brohoritje kur u përkul para turmës – dhe kur premtoi se do ta emërojë një libertarian në kabinetin e vet, nëse fiton – lajmet kryesore në mbarë vendin e treguan ngjarjen ku Trumpi vazhdimisht është turpëruar, ndryshe nga çdo gjë që kemi parë në fushatë.

    Trumpi kishte lobuar për ftesë për këtë ngjarje, duke shpresuar të bindte disa nga të pranishmit për ta mbështetur ofertën e tij presidenciale në zgjedhjet e nëntorit. New York Times raportoi se ish-presidenti “u shfaq i irrituar nga atmosfera kaotike”, gjë që ashiqare e shtyri të nxitonte me fjalimin e vet.

    Në fakt, gjërat u bënë aq keq për Trumpin saqë kur mori një kor fishkëllimash – pasi të pranishmëve në një bombardim komik që sulmon audiencën u kërkoi ta bënin kandidat të tyre presidencial të vitit 2024 – ai u tall me Partinë Libertariane duke thënë se ata ose mund të zgjedhin ta emërojnë ose ai “vazhdon të marrë tre përqindëshin tuaj për çdo katër vjet”.

    Mund të kishte qenë edhe më keq për Trumpin nëse shërbimi sekret, siç është thënë, nuk do të konfiskonte pulat e gomës që lëshonin tinguj kur shtrydheshin, e të cilat u ishin shpërndarë të pranishmëve nga një Komitet i Veprimit Politik [PAC] që mbështeste Robert F. Kennedy, Jr.-in (Sigurisht, kjo shtron pyetjen se pse shërbimi sekret, i financuar nga taksapaguesit, përdoret për t’ua mbyllur gojën njerëzve që donin të tregonin mosmiratimin për fjalimin politik të Trumpit.)

    Për ta thënë troç, fyerja e Trumpit është gjëja se si patriotizmi tingëllon. Ata njerëz zëshëm paralajmëronin amerikanët se kush është Trumpi dhe rrezikun që ai paraqet për republikën tonë.

    Kishte arsye të ndryshme, të cituara nga ata që morën pjesë në konventën e Partisë Libertariane, se pse me vendosmëri e kundërshtuan Trumpin, si p. sh. deficitet e mëdha federale kur ai ishte në Shtëpinë e Bardhë. Por, ajo që më ra në sy ishte se kaq shumë njerëz e përmendën kërcënimin e Trumpit për vetë mënyrën tonë të jetesës.

    Një delegat i konventës tha për Times, para fjalimit, se Trumpi përpiqet “ta bëjë veten të tingëllojë si libertarian … por, ai është autoritar”. Disa të pranishëm bërtitën, gjatë fjalimit, se “Donald Trumpi është kërcënim për demokracinë!” Ndërsa, një person tjetër mbajti një tabelë ku shkruhej: “Jo pretendent për diktator!”, para se të tërhiqej zvarrë nga sigurimi.

    Disa ditë përpara fjalimit, Peter Goettler – president dhe shef ekzekutiv i Institutit libertarian Cato – bëri një shkrim për The Washington Post duke shpjeguar se pse libertarianë kaq shumë e kundërshtojnë Trumpin. Besimet thelbësore të libertarianëve, vuri në dukje ai, përfshijnë “lirinë individuale, barazinë sipas ligjit, pluralizmin, tolerancën, fjalën e lirë, lirinë e besimin, qeverisjen me pëlqimin e të qeverisurve, sundimin e ligjit” dhe “qeverisjen e kufizuar kushtetuese”.

    Trumpi, vazhdoi Goettler, nuk pajtohet me këto pikëpamje. Ai vazhdoi duke renditur një sërë çështjesh të cilat Trumpi i ka përqafuar, e të cilat janë anatemë për libertarianët – duke përfshirë “rritjen e borxhit kombëtar me 8.4 trilionë dollarë” gjatë presidencës së tij. Gjithashtu e përmendi kërcënimin që Trump paraqet për liritë tona, duke theksuar se nëse e fiton Shtëpinë e Bardhë, ai planifikon të “godasë armiqtë politikë” – duke sugjeruar se ka në plan të zgjerojë pushtetin e qeverisë, për të heshtur kritikët dhe kundërshtarët.

    Goettler më pas shpjegoi fuqishëm se derisa presidentët demokratë dhe republikanë nuk qëndronin “mbi përdorimin e mjeteve jashtëligjore për të përmbushur objektivat e politikës”, Trumpi ishte shumë më i rrezikshëm, me “shembullin kryesor që ishte trazira e Kapitolit më 6 janar 2021, një ngjarje tragjike që shënoi shpërfilljen totale të transferimit paqësor të pushtetit dhe rendit kushtetues”. Ai shtoi se “Libertarianët e dinë se Kushtetuta dhe sundimi i ligjit janë elementët thelbësorë për ta mbajtur të kufizuar pushtetin e qeverisë”.

    Nuk ke nevojë të jesh anëtar i Partisë Libertariane për të kuptuar se nëse Trumpi do të ishte i suksesshëm në përpjekjet e veta për të mbetur në pushtet, pavarësisht humbjes së zgjedhjeve më 2020, republika jonë demokratike, ajo që njohim ne, do të kishte marrë fund. Zgjedhjet nuk do të kishin më rëndësi nëse Trumpi ose ndonjë kandidat – pa prova të besueshme dhe pasi ka humbur të gjitha apelet gjyqësore – mund të deklaronte se ai ose ajo mund të qëndrojë në detyrë thjesht duke pretenduar se kishte mashtrime të mëdha. Kjo është arsyeja se pse ai është akuzuar për krime të shumta në gjykatat federale dhe në Kontenë e Fultonit në Xhorxhia.

    Në dhjetor, ish-kandidatja republikane Liz Cheney – kritike e ashpër e Trumpit – bëri komentin që më ka mbetur në mendje. Duke folur për kërcënimin e paraqitur nga kandidimi i dytë i Trumpit, ajo paralajmëroi: “Një nga gjërat të cilat sot i shohim duke ndodhur, është ecja e përgjumët drejt diktaturës së Shteteve të Bashkuara”.

    Shpresoj që njerëzit anembanë vendit të lexojnë për atë që ndodhi të shtunën mbrëma në Kongresin Libertarian. Ndoshta, mbase ndoshta, talljet dhe përbuzjet e fuqishme nga ata amerikanë patriotë, kundër Trumpit, do t’i zgjojnë bashkëqytetarët para kërcënimit që ai paraqet nëse përsëri emërohet për të udhëhequr vendin tonë. /Telegrafi/

    1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj
    Nga Rubrika
    Opinione17 Tetor 2024
    Shkruan Blerim Shala: A kanë faktet fare relevancë për epilogun e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, të cilat do të mbahen me 5...
    Opinione16 Tetor 2024
    Shkruan Kenan Malik: “Izraeli nuk po pushton Libanin, por po e çliron atë”. Kështu deklaroi filozofi më i njohur liberal francez, Bernard-Henri...
    Opinione15 Tetor 2024
    Nga Shuk Orani: Pas përfundimit të luftës në vitin 1999, Kosova hyri në një fazë të re të zhvillimit social dhe ekonomik,...
    Të tjera
    Sport17 Tetor 2024
    Pas ndeshjeve me kombëtaret, lojtarët kthehen në klubet e tyre dhe sot ishin kryesisht të gjithë bashkë.   Kështu ishte edhe në...
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Presidenti Joe Biden thotë se vdekja e Sinwar është një "ditë e mirë për Izraelin, për Shtetet e Bashkuara dhe për botën",...
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka dhënë një deklaratë pas vrasjes së liderit të Hamasit. “Çdo terrorist që vret amerikanët, kërcënon popullin...
    Lajme17 Tetor 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në OSBE, Neil Holland, përshëndeti vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalimit të importit të...
    Lajme17 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, thotë se ka përgjime edhe më të rënda se këto të...
    Lajme17 Tetor 2024
    Vransirat mbeten edhe ditën e premte mbi vend, më të përqendruara nga pjesë perëndimore të vendit, ku pasdite nuk duhet përjashtuar mundësi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.