×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Gjashtë vitaminat që shpesh i mungojnë organizmit

    FrontOnline
    28 Maj 2024

    Vitaminat dhe mineralet janë vlera ushqyese esenciale për shëndetin e njeriut në përgjithësi. Përderisa ka shumë raste të shpeshta që paraqiten mungesa të vitaminave apo mineraleve të caktuara në organizëm, ka mënyra të mira për t’i përmbushur.

    Times of India ka paraqitur burimet më të mira të gjashtë vlerave ushqyese, të cilat janë raste të shpeshta që paraqesin mungesë të tyre në organizëm.

    Ushqimet e pasura me hekur

    Hekuri shpesh mund të mungojë në organizëm, e si pasojë mund të çojë në anemi, sepse hekuri luan rol të rëndësishëm në prodhimin e hemoglobinës, proteinë kjo që gjendet në qelizat e kuqe të gjakut të cilat e përçojnë oksigjenin nëpër trup. Ushqimet që përmbajnë sasi të bollshme të hekurit janë, spinaqi, thjerrëzat, qiqrat dhe mishi i kuq.

    Ushqimet me vitaminë D

    Vitamina D, shpesh mund të jetë mungesë në organizëm. Kjo vitaminë ndihmon organizmin të absorbojë kalciumin. Mungesa e vitaminës D mund të qojë në probleme me eshtrat. Burimet më të mira të vitaminës D përfshijnë rrezet e diellit, qumështi, e verdha e vezës dhe peshku.

    Ushqimet me vitaminë B12

    Mungesa e vitaminës B12 mund të krijojë probleme me funksionimin e fijeve nervore, prodhimin e ADN-së dhe rruazave të kuqe të gjakut. Mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktojë anemi dhe probleme neurologjike. Ushqimet që janë të pasura me vitaminë b12 përfshijnë mëlçinë e kafshëve, peshkun, bulmetin.

    Ushqimet e pasura me kalcium

    Kalciumi është i rëndësishëm për eshtra e dhëmbë të fortë, funksionim të mirë të muskujve dhe sinjalizimin nervor. Mungesa e kalciumit mund të shkaktojë dobësim të eshtrave dhe frakturë. Bulmeti është burim i mirë i kalciumit, po ashtu edhe perimet me gjethe të gjelbra si brokoli.

    Ushqimet e pasura me magnez

    Magnezi është vlerë ushqyese e nevojshme për funksionimin normal të nervave, rregullimin e sheqerit në gjak dhe shëndetin e eshtrave. Mungesa e magnezit mund të shkaktojë dhimbe të muskujve dhe probleme me shëndetin mendor. Burimet më të mira të magnezit janë arroret, farat, drithërat e plota, perimet me gjethe të gjelbra e bimët bishtajore.

    ushqimet e pasura me jod

    Jodi është vlerë ushqyese esenciale për funksionimin e mirë të gjëndrës tiroide, e cila rregullon metabolizmin. Mungesa e jodit në organizëm mund të shkaktojë probleme të ndryshme shëndetësore. Burimet më të mira të jodit janë: kripa e jodizuar, ushqimet e detit, bulmeti dhe vezët.

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Lifestyle06 Shtator 2024
    Pyetja që shpesh na mundon të gjithëve është; a është e sigurt të hash diçka që ka rënë në dysheme nëse e...
    Lifestyle05 Shtator 2024
    Ekziston një grup i madh frutash të cilat oksidohen shpejt në kontakt me ajrin. Ky oksidim nuk do të thotë që ushqimi...
    Lifestyle04 Shtator 2024
    Të gjithë e dimë se numri i veganëve (personave të cilët nuk i hanë e as nuk i përdorin produktet e kafshëve)...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.