×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbledhja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, sot vendoset për avancimin e statusit të Kosovës

    FrontOnline
    27 Maj 2024

    Kosova sot është në agjendën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila shqyrton avancimin e statusit të vendit tonë në këtë organizatë.

    Kuvendi i Kosovës synon ta avancojë statusin e tij nga vëzhgues në anëtar të asocuar të kësaj organizate. Kosova pret që të marrë përkrahje në avancimin e statusit të Kuvendit të Kosovës.

    Kosova përfaqësohet nga deputetët Driton Hyseni dhe Xhavit Halit, të cilët janë shprehur optimistë se epilogu do të jetë pozitivë.

    Ata do të jenë prezentë në punimet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila po mbahet në Sofje.

    Ndërsa delegacioni i Parlamentit të Serbisë, që ka marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Sofje, përmes një letre, i ka kërkuar kësaj Asambleje që të mos i japë Kuvendit të Kosovës statusin e anëtarit të asocuar.

    Delegacioni serb u takua me kreun e delegacionit amerikan në NATO, Michael Turner, të cilit iu dorëzua një letër nga kryeparlamentarja e Serbisë, Ana Bërnabiq. Përmes letrës, Serbia u bëri thirrje anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s të mos miratojnë avancimin e statusit të Kosovës nga vëzhgues në anëtar të asocuar, u tha në njoftimin e Parlamentit serb më 26 maj.

    Asambleja Parlamentare e NATO-s, ku Kosova synon të avancojë statusin e saj, është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare.

    Ajo përbëhet nga 281 delegatë nga të 32 vendet anëtare të NATO-s.

    Përveç tyre, në aktivitete të saj marrin pjesë edhe delegatë nga 9 vende të asocuara, 4 vende të asocuara mesdhetare, si dhe 8 delegacione vëzhguese parlamentare.

    Anëtarët e asocuar mund të paraqesin rezoluta dhe ndryshime në rezoluta. Gjithashtu, mund të shërbejnë si raportues specialë të asocuar në komitete, për të paraqitur perspektivat e tyre në raportet NATO-Asamble Parlamentare.

    Por, ata nuk kanë të drejtë të votojnë për raportet, rezolutat apo udhëheqjen e Asamblesë dhe as nuk kontribuojnë në buxhetin e saj.

    Aktualisht, anëtare të asocuara janë nëntë, në mesin e tyre edhe Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

    Delegacioni i Parlamentit të Serbisë, që ka marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Sofje, përmes një letre, i ka kërkuar kësaj Asambleje që të mos i japë Kuvendit të Kosovës statusin e anëtarit të asocuar.

    Delegacioni serb u takua me kreun e delegacionit amerikan në NATO, Michael Turner, të cilit iu dorëzua një letër nga kryeparlamentarja e Serbisë, Ana Bërnabiq. Përmes letrës, Serbia u bëri thirrje anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s të mos miratojnë avancimin e statusit të Kosovës nga vëzhgues në anëtar të asocuar, u tha në njoftimin e Parlamentit serb më 26 maj.

    Në njoftimin e Parlamentit serb u tha se dhënia e një statusi i tillë do të paraqiste shpërblim për Prishtinën, e cila, sipas Beogradit, po bën gjithçka për të penguar dialogun që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe për të shmangur obligimet nga marrëveshjet e arritura në Bruksel.

    Siç thuhet në njoftim, zëvendëskryetarja e delegacionit serb, Natasha Jovanoviq, ia rikujtoi Asamblesë Parlamentare të NATO-s kompeksitetin e çështjes duke pasur për bazë situatën në Kosovë “pasi bëhet fjalë për shkëputje të një anshme të një pjese të territorit, të një shteti të njohur ndërkombëtarisht”. Sipas Jovanoviqit, çështjet territoriale duhet të zgjidhen përmes një marrëveshjeje.

    Serbia po ashtu akuzoi Kosovën se po refuzon të zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun në Bruksel dhe, sipas Beogradit, 11 vjet pas marrëveshjes së arritur nuk po e themelon Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

    Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe 2015. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, Prishtina ende nuk ka ndërmarrë hapa që të formojë Asociacionin.

    Kosova humbi rastin që në mes të majit të bëhej anëtare e organizatës të Këshillit të Evropës për shkak se Asociacioni u vendos si kusht. Kosova përmes një letre dërguar kësaj organizate tha se do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim një draft-statut për Asociacionin, në këmbim të pranimit në këtë organizatë për të drejtat e njeriut.

    Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se draft-statuti do të frymëzohej nga ai që ka paraqitur organizata gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung, e jo draft-statuti që iu paraqit Kosovës dhe Serbisë nga BE-ja tetorin e vitit të kaluar.

    Por, Kosova nuk u fut në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës që u mbajt më 16 dhe 17 maj në Strasburg. Megjithatë, Këshilli i Evropës ka thënë se po e shqyrton mënyrën se si të procedojë me rastin e Kosovës.

    KEDS njofton se këto vende do mbesin pa energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme26 Qershor 2024
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësuesin e BE-së në Kosovë, Ambasadorin Toms Szunyog, me ç’ rast diskutuan...
    Lajme26 Qershor 2024
    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë se është për keqardhje që nuk janë marrë parasysh komentet e tyre për tri...
    Lajme26 Qershor 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas rrëzimit të Ligjit Për Byronë e Konfiskimi të Pasurisë së Pajustifikueshme nga Gjykata Kushtetuese....
    Të tjera
    Sport26 Qershor 2024
    Mattia Zaccagni ka qenë hero i Italisë, duke shënuar një gol në minutën e tetë shtesë ndaj Kroacisë. Me golin ndaj kroatëve,...
    Lajme26 Qershor 2024
    Dita e mërkurë shënon edhe afatin e fundit kur Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës duhet t’i kthejë përgjigje Komunës së...
    Lajme26 Qershor 2024
    Teutë Rrusta nga Partia Socialdemokrate sot ka folur për temat që do të diskutohen në takimet e sotme në Bruksel në kuadër...
    Lajme26 Qershor 2024
    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar në lidhje me tri projektligje që nesër pritet të votohen në lexim të dytë...
    Lajme26 Qershor 2024
    Në Bruksel tashmë ka nisur fillimisht, takimi bilateral BE-Kosovë, përkatësisht i shefit për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe kryeministrit...
    Bota/Rajoni26 Qershor 2024
    Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, në deklarimin e tij për media para se të nisë takimet në kuadër të dialogut...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.