×
  • Lajme
  • Lajme

    Borrell: Një Autoritet i fortë Palestinez, i nevojshëm për paqe në Lindjen e Mesme

    FrontOnline
    26 Maj 2024

    Një Autoritet Palestinez “i fortë” është i nevojshëm për të sjellë paqe në Lindjen e Mesme. Kështu tha shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, teksa u takua kryeministrin palestinez, Mohammed Mustafa, më 26 maj.

    “Është edhe në interesin e Izraelit që Autoriteti Palestinez të jetë funksional sepse në mënyrë që të arrihet paqja, ne na duhet një Autoritet i fortë Palestinez, e jo i dobët”, tha Borrell.

    Ai i bëri këto deklarata para nisjes së takimit me kryeministrin palestinez, me të cilin tha se do të diskutojë se si Autoriteti Palestinez mund të forcohet që të marrë udhëheqjen e Gazës nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

    “Ne e shohim takimin e sotëm si një mundësi shumë të rëndësishme për ne si Qeveri, si ekzekutiv i ri për të prezantuar para partnerëve tanë ndërkombëtarë prioritet tona dhe planet për të ardhmen”, tha Mustafa.

    Kryeministri palestinez tha se prioriteti i tij i parë është të mbështesë palestinezët në Gazë, veçmas përmes një armëpushimi dhe më pas “rindërtimi i institucioneve të Autoritetit Palestinez” në Gazë.

    Hamasi mori kontrollin e Gazës nga Autoriteti Palestinez më 2007.

    Mustafa po ashtu u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë që t’i bëjnë presion Izraelit që të zhbllokojë fondet për Autoritetin Palestinez “që ne të jemi gati për të reformuar institucionet tona… dhe shpresojmë që së bashku të bëjmë përpjekje drejt shtetësisë dhe paqes në rajon”.

    Takimi në Bruksel pritet të përqendrohet edhe në ndihmën ndërkombëtare për palestinezët, teksa lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë po vazhdon për më shumë se shtatë muaj.

    Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, e impresionuar me punën në Comodita
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Qershor 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka vazhduar me avazin e tij të vjetër duke e luajtur të fortin në prag të takimit...
    Lajme26 Qershor 2024
    Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, në një prononcim për FrontOnline, ka komentuar takimin e sotëm mes Kryeministrit të...
    Lajme26 Qershor 2024
    Zëvendëskryeministri dhe ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq e ka pritur sot në Zagreb ministrin kosovar të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Ata diskutuan...
    Të tjera
    Lajme26 Qershor 2024
    Në kuadër të takimeve që po zhvillon në Strasburg, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, takoi presidentin e Asamblesë...
    Sport26 Qershor 2024
    Trajneri i skuadrës ruse, Rubin Kazan, Rashid Rakhimov, ka folur për sulmuesin Mirlind Daku, të cilin e ka kritikuar për veprimin e...
    Sport26 Qershor 2024
    Klubi i Dukagjinit të Klinës do të nisë sot përgatitjet për sezonin e ri 2024/25. Tashmë skuadra ka pësuar ndryshime në fondin...
    Lajme26 Qershor 2024
    Bashkimi Europian në faqen zyrtare ka publikuar orare tjera të takimeve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Takimet, që fillimisht ishin planifikuar për...
    Front TV26 Qershor 2024
    Puseta e hapur në qendër të Prishtinë, ku një vajzë ka rënë në të, është rregulluar nga Komuna e Prishtinës. Fillimisht, ishte...
    Vip26 Qershor 2024
    Mbrëmjen e djeshme, gazetarja e njohur, Ida Nurçe, ishte e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku foli edhe në lidhje me dy...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.