Një shofer është lënduar si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë.
Në një prononcim për media Avni Zahiti zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës ka thënë se vozitësi i veturës ka pësuar lëndime. Në vendin e ngjarjes janë parë edhe Policia.
“Në aksident është përfshirë një veturë, përveç dëmeve materiale lëndime ka pësuar shoferi i veturës.” – ka thënë Zahiti.