×
  • Lajme
  • Lajme

    Ekspertët: Serbia s’mund ta ndalojë rrugën e Kosovës drejt NATO-s

    FrontOnline
    25 Maj 2024

    Aplikimi i Kosovës për të qenë anëtare e asocuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s do të jetë në agjendë në takimin e radhës që mbahet nga 25 deri 27 maj, ku pritet të merret vendimi për kërkesën e vendit.

    Lidhur me këtë hap drejt NATO-s, Serbia ka nisur fushatë kundër pranimit të Kosovës, duke bërë thirrje që të mos i jepet një mundësi e tillë shtetit fqinj.

    Ish-komandanti i FSK-së: Kosova është në rrugë të mirë drejtë NATO-s dhe këtë nuk mund ta ndalë Serbia

    Kadri Kastrati, ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka thënë për Front Online se rrugën e Kosovës drejtë NATO-s nuk mund ta ndalojë Serbia.

    Ai tha se avancimi i Kosovës drejt NATO-s është interes i të dyja palëve.

    “Serbia nuk mund të ndikojë tek NATO për avancimin e Kosovës në Asamblenë e NATO-së. Ajo është duke bërë përpjekje, por nëse Kosova avancon drejtë integrimit të NATO-së është interes jo vetëm i Kosovës, por edhe i NATO-s. Ushtria dhe Kosova janë duke avancuar me mekanizma qofshin ato të NATO-s me ushtrim e shkollime e bashkëpunime, pavarësisht që çështjen politike nuk po ecin ashtu siç duhet, por Kosova është në rrugë të mirë drejtë NATO-s dhe këtë nuk mund ta ndalë Serbia”, theksoi Kastrati.

    Burim Ramadani: Serbia me çdo metodë po tenton ta pengoj Kosovën në raport me ndërkombëtarët

    Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, fushatën e Serbisë kundër Kosovës për anëtarësimin për asocim në Asamblenë Parlamentare të NATO-s e sheh të paefektshme.

    Ramadani për Front Online tha se në çdo mundësi shteti serb po e pengon Kosovën në raport me ndërkombëtarët.

    Ai shprehët optimist që Kosova dhe NATO të avancojnë së bashku.

    “Serbia po shfrytëzon çdo metodë dhe çdo mundësi për të penguar Kosovën në konsolidimin e shtetit dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Në rastin e statusit të anëtares së asociuar në AP të NATO-s besoj që kjo letër e Serbisë nuk do të ketë efekt. Unë pres që Kosova dhe NATO të avancojnë në aranzhmane të reja operacionale, sepse kjo do të ishte e rëndësisë praktike. Statusi i ri në AP NATO nuk ndryshon marrëdhëniet Kosovë-NATO”, thotë Ramadani.

    Avni Arifi: Serbia në Kosovë do të gjejë hapësirë në vazhdimësi me mendësinë e Qeverisë ‘Kurti’

    Ish-kryenegociatori për dialogun Kosovë-Serbi për Front Online thotë se me këtë mendësi të Qeverisë ‘Kurti’, Serbia në Kosovë do të gjejë hapësirë në vazhdimësi.

    Arifi ka kritikuar pushtetin aktual, duke thënë se e kanë dobësuar besueshmërinë e vendit tek aleatët ndërkombëtar.

    “Mënyra si po e sheh VV shtrirjen e sovranitetit në veri dhe pikëpamjet për çka është drejtësi dhe vlerë evropiane në mënyrë graduale e kanë dobësuar besueshmërinë e Kosovës si faktor i besueshëm tek vendet kryesore aleate të Kosovës. Sa më gjatë që ka Kosova këtë Qeveri dhe këtë mendësi lista e ndëshkimeve për Kosovën veç sa do të zgjatet kurse roli i Serbisë në Kosovë do të gjejë hapësirë në vazhdimësi”, u shpreh Arifi.

    Serbia pretendon se dhënia e statusit për Kosovën do të ishte vendim i dëmshëm si për Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe veçanërisht për proceset e stabilizimit dhe integrimit euroatlantik në Ballkanin Perëndimor.

    Në këto vende nuk do të ketë rrymë për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme28 Qershor 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se po vazhdojnë punimet në mënyrë intensive në gjithë Prishtinën. Ai ka thënë se po...
    Lajme28 Qershor 2024
    Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor edhe dy persona të tjerë, nën dyshimin për vendosjen e kamerave ilegale të kamufluara...
    Lajme28 Qershor 2024
    Në një intervistë dhënë së fundi, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, u pyet sërish mbi fjalët...
    Të tjera
    Lajme28 Qershor 2024
    Në komunat e Kosovës, po ndërtohen gjithandej shtëpi të reja për komunitetet joshumicë. Kështu tha edhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal,...
    Sport28 Qershor 2024
    Dan Ndoye është futbollisti që ka befasuar më së shumti te Zvicra në fazën e grupeve në Euro 2024. Ndoye ka startuar...
    Bota/Rajoni28 Qershor 2024
    Një burrë rreth të 40-ve është gjetur i vdekur në lumin Drin. Kështu bën të ditur Policia e Shqipërsië, ku shtojnë se...
    Lajme28 Qershor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po merr pjesë në Samitin “Global Women Leaders” që po mbahet në Itali. E para e shtetit...
    Lajme28 Qershor 2024
    Ministri i Financave Hekuran Murati ka njoftuar se nga 1 korriku fillon subvencionimi i policës kufitare për mërgatën. Murati përmes një shkrimi...
    Bota/Rajoni28 Qershor 2024
    Partia Populiste e Lirisë në Austri i ka dorëzuar Parlamentit vjenez një projekt-rezolutë, përmes së cilës kërkon çnjohjen e Pavarësisë së Kosovës....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.