Trajneri gjerman, Hansi Flick pritet të emërohet si trajner i ri i Barcelonës, duke pasuar Xavi Hernandezin.
Menjëherë pas këtyre lajmeve, specialisti i transferimeve Fabrizio Romano shkroi se me Flick që pritet të bëhet trajner i ri i Barcelonës, një nga ish-lojtarët e tij poashtu është lidhur me një lëvizje në Spanjë, transmeton Klankosova.tv
Sipas gazetarit të Relevo, Matteo Moretto, bëhet fjalë për futbollistin Kimmich.
“Kimmich është një lojtar që Flick e pëlqen shumë. Interesi për ta pasur në ekip është i konfirmuar”, tha ai.