×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova humbi rastin më 17 maj për të hyrë në Këshill të Evropës, Hovenier: Është për të ardhur keq

    FrontOnline
    23 Maj 2024

    Kosova mbeti jashtë agjendës në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës më 17 maj 2024, pasi qeveria refuzoi ta dërgojë në Kushtetuese draft- statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Lidhur me këtë, ambasadori i Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se nga këndvështrimi i tyre kjo “është për të ardhur keq”.

    Ai në një intervistë për televizionin publik tha se SHBA’të besojnë që Kosova duhet të jetë anëtare e NATO’së, BE’së dhe Këshillit të Evropës.

    Për t’u anëtarësuar në struktura evropiane dhe euroatlantike, Hovenier ka thënë se është punë e tyre që ta ndihmojnë Qeverinë e Kosovës për të bërë gjërat e nevojshme për të shtyrë përpara çështjet e tilla.

    Sa i përket anëtarësimit në KiE, Hovenier tha se “këshilla për qeverinë e Kosovës, si dhe këshilla e partnerëve tanë evropianë, ka qenë që t’i bëjë gjërat e vështira që po iu kërkohen, të cilat besojmë se do të jenë në dobi të popullit të Kosovës për të mundësuar anëtarësimin”.

    Gjatë vizitës së saj në fundjavë, nënsekretarja jonë e Shtetit për Çështjet Publike tha se ne besojmë se vendi i Kosovës është në strukturat evropiane dhe euroatlantike. Kjo do të thotë se ne besojmë se Kosova duhet të jetë anëtare e BE-së, Kosova duhet të jetë anëtare e NATO-s, se Kosova duhet të jetë anëtare e Këshillit të Evropës.

    Natyrisht, këto gjëra nuk ndodhin vetvetiu, automatikisht, dhe një pjesë e punës sonë diplomatike është të ndihmojmë qeverinë e Kosovës që të bëjë gjërat e nevojshme për të shtyrë përpara çështjen e anëtarësimit dhe kjo na sjell tani në çështjen e Këshillit të Evropës.

    Siç e thatë edhe ju, javën e kaluar është mbajtur një takim i Këshillit të Evropës, por aplikimi i Kosovës për anëtarësim nuk u përfshi në rend dite. Nga këndvështrimi ynë, është për të ardhur keq. Siç thashë, ne do të dëshironim ta shohim Kosovën anëtare, por kjo do të thotë se Qeveria e Kosovës ndoshta duhet të ndërmarrë veprime shtesë përtej veprimeve të ndërmarra deri më tani në mënyrë që kjo të realizohet. Ne nuk votojmë aty. Këshilli i Evropës është një organizatë ndërqeveritare që nuk përfshin qeverinë time. Ne jemi vëzhgues në të, por këshilla jonë për qeverinë e Kosovës, si dhe këshilla e partnerëve tanë evropianë, ka qenë që t’i bëjë gjërat e vështira që po iu kërkohen, të cilat besojmë se do të jenë në dobi të popullit të Kosovës për të mundësuar anëtarësimin”, ka thënë Hovenier.

    Intervista e plotë

    Banori/banorja i/e dhjetë: Jeta të ofron njerëz të këqij, por unë ua gjej vendin
    Nga Rubrika
    Lajme25 Qershor 2024
    Ish-asistenti i kryeministrit Albin Kurti, Arianit Beqiri, ka vazhduar kritikat ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama. Asamblisti i VV-së në Prishtinë, pasi...
    Lajme25 Qershor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ariana Shoshi-Musliu, po ashtu anëtare  e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat...
    Lajme25 Qershor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, njëherit kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur,...
    Të tjera
    Sport25 Qershor 2024
    Berat Gjimshiti është shprehur falënderues për tifozët dhe të gjithë ata që i mbështetën në Euro 2024. Kapiteni i kuqezinjve shtoi më...
    Sport25 Qershor 2024
    Kombëtarja e Spanjës ka arritur fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Shqipërisë duke i dhënë fund aventurës së “Kuqezinjve” në Kampionatin Evropian...
    Sport24 Qershor 2024
    Ka përfunduar me humbjen 1-0 ndaj Spanjës aventura e Kombëtares Shqiptare në Euro 2024. Skuadra kuqezi e mbylli në vendin e fundit...
    Lajme24 Qershor 2024
    Sot, delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci dhe në përbërje të anëtarëve, Arben Gashi, Enis...
    Lajme24 Qershor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi kombëtarja e Shqipërisë u eliminua nga faza e grupeve EURO 2024. Kurti ka thënë...
    Sport24 Qershor 2024
    Kombëtarja e Spanjës ka arritur fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Shqipërisë duke i dhënë fund aventurës së “Kuqezinjve” në Kampionatin Evropian...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.