×
  • Sport
  • Sport

    Trepça kampione e Kosovës, mposht Yllin me dramë në finalen e pestë

    FrontOnline
    23 Maj 2024

    Trepça ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 67-66 në ndeshjen e pestë të finales së play-offit në Superligën e Kosovës në basketboll, duke u shpallur kampion.

    uharekasit kanë qenë shumë të mirë në çerekun e parë, duke dominuar nga fillimi për ta mbyllur me rezultat 16-10.

    Alonzo Verge Jr dhe Jalen Nesbitt e nisën mirë takimin duke shënuar pikë, ndërsa te Trepça pesë lojtarë kishin nga dy pikë.

    Trepça e fitoi çerekun e dytë me rezultat 20-11, ndërsa pjesa e parë u mbyll me rezultat 30-30, duke treguar se ishte një ndeshje shumë e fortë dhe me pak diferenca.

    K. Bracy-Davis shkëlqeu në këtë çerek, duke shënuar 9 pikë për Trepçën, ndërsa tek ylli shkëlqeu Alonzo Verge Jr.

    Ylli e fitoi çerekun e tretë me rezultat 11-7, për ta mbyllur me rezultat të përgjithshëm 41-37.

    Se ndeshja do të ishte e fortë dhe me pak diferenca, do ta konfirmonte fillimi i çerekut të katërt. Trepça e ka nisur shumë mirë çerekun e fundit, duke arritur një epërsi prej katër pikësh pas një serie prej 12-4.

    Pas kësaj serie rezultati shkoi në 49-45 për minatorët. Nga këtu filluan faulet teknike, ku Erion Kastrati mori dy të tilla dhe u përjashtua.

    Alonzo Verge Jr u kujdes që të mos krijohet epërsi, duke shënuar për 50-49.

    Darnell Edge, mori minatorët mbi super në minutat e fundit me pikë dhe topa të vjedhur për t’i quar te fitorja, pasi pikët e Verge Jr e afruan rezultatin në 67-66, por jo mjaftueshëm.

    Darnell Edge dhe Brandon Edwards me nga 15 pikë dhe Kevin Bracy-Davis me 13 pikë e quan Trepçën drejt fitore.

    Paraqitja fantastike e Alonzo Verge Jr me 28 pikë nuk i ndihmoi Yllit të triumfonte në fund. /Telegrafi

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Sport24 Qershor 2024
    Shqipëria e nënvlerësuar përballet sot me Spanjën, një nga favoritët për të fituar Euro 2024, teksa mbetet “ambicioze” pasi kërkon të sigurojë...
    Sport24 Qershor 2024
    Shqipëria do të luajë ndeshjen e tretë dhe të fundit në grupin B të Kampionatit Europian ndaj Spanjës. Një sfidë vendimtare ku...
    Sport24 Qershor 2024
    Shqipëria sonte mund të shkruajë historinë në Euro 2024. Kuqezinjtë përballen me Spanjën në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve dhe...
    Të tjera
    Lajme24 Qershor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, priti sot në një takim lamtumirës ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo. Në njoftimin e lëshuar...
    Lajme24 Qershor 2024
    Në fillim të këtij muaj patën filluar renovimet e sallës plenare të Kuvendit të Kosovës. E që nga ajo kohë nuk ka...
    Lajme24 Qershor 2024
    Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se nga e marta mund të ketë grevë të punëtorëve...
    Lajme24 Qershor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, rreth takimit të së enjtes të Nivelit të Lartë në Bruksel...
    Lajme24 Qershor 2024
    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në Luksemburg, ka marrë pjesë në takimin e rregullt të Ministrave...
    Lajme24 Qershor 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke komentuar takimin e së mërkurës midis kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.