×
  • Lajme
  • Lajme

    MPJ ia huq me deklaratë: NATO shpëtoi 100 mijë kosovarë

    FrontOnline
    23 Maj 2024

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është e njohur për gafat e saj.

    Teksa shumicën e gafave i ka me mosnjohjen e flamujve të ndryshëm të vendeve të botës, ajo sot ia ka huqur edhe numrin e qytetarëve të Kosovës, gjatë luftës së fundit.

    Në një postim për inagurimin e objektit të Ambasadës së Kosovës në Uashington, Gërvalla duke falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihëm që i kanë dhënë Kosovës, tha se NATO-ja shpëtoi 100 mijë kosovarë.

     

    “Ky angazhim i miqve tanë shpëtoi më shumë se 100,000 jetë njerëzish në Kosovë dhe solli një të ardhme të ndryshme për të gjithë rajonin tonë. Kosova është shteti më pro amerikan në botë dhe prandaj kjo ambasadë që po inaugurojmë sot është jo vetëm një objekt, por një mesazh i fuqishëm”, tha Ministrja Gërvalla.

    Nuk dihet se nga ka ardhur deri në këtë shifër ministrja Gërvalla -Schëarz dhe si e ka përllogaritur se aleatët kanë shpëtuar 100 mijë shqiptarë të Kosovës.

    Në luftën që filloi në shkurt 1998 e përfundoi në qershor 1990 u dëbuan 848,000 shqiptarë nga Kosova, u vranë rreth 13,000 persona, nga të cilët 1,500 luftëtarë të UÇK-së, 1,200 ushtarë dhe policë serbë dhe të tjerët ishin civilë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 8,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara.  Të zhdukur mbeten ende 1.617 njerëz.

     

    Arif Vladi me 17 shkurt në hotel Lake Side
    Nga Rubrika
    Lajme25 Qershor 2024
    Partia Demokratike e Kosovës, ka njoftuar se sot do të mbajë konferencë për media. Në njoftim thuhet se ngjarja do të fillojë...
    Lajme25 Qershor 2024
    Është publikuar agjenda e takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel që mbahet të mërkurën. BE-ja njoftoi se fillimisht Borrell e Lajçak do të zhvillojnë...
    Lajme24 Qershor 2024
    Sot, delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci dhe në përbërje të anëtarëve, Arben Gashi, Enis...
    Të tjera
    Sport24 Qershor 2024
    Kombëtarja e Spanjës ka arritur fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Shqipërisë duke i dhënë fund aventurës së “Kuqezinjve” në Kampionatin Evropian...
    Vip24 Qershor 2024
    Këngëtari i njohur Young Zerka mund të jetë banor i edicionit të ardhshëm të Big Brother VIP. I ftuar në emisionin Top...
    Sport24 Qershor 2024
    Kroacia ka kaluar në epërsi ndaj Italisë. Ishte mesfushori Luka Modriq që shënoi vetëm një minutë pasi e humbi penalltinë. Pas një...
    Lajme24 Qershor 2024
    Është raportuar për arrestimin e Arianit Beqirit, ish-asistenti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Pas kësaj ka reaguar Gëzim Sveçla, shefi i...
    Sport24 Qershor 2024
    UEFA ka lëshuar një deklaratë duke thënë se do të forcojë sigurinë në stadiumet ku zhvillohen ndeshjet e Euro 2024. Deklarata është...
    Lajme24 Qershor 2024
    Pak minuta para fillimit të ndeshjes Shqipëri-Spanjë, Policia e Kosovës ka arrestuar një qytetar në qendër të Prishtinës. Nga pamjet e publikuara...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.