×
  • Sport
  • Sport

    Kryetari Ademi e priti përzgjedhësin Foda dhe ekipin e tij, diskutojnë për kampin e qershorit dhe për edicionin e ri të Ligës së Kombeve

    FrontOnline
    22 Maj 2024

    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e priti sot në takim përzgjedhësin e ekipit kombëtar, Franco Foda, me bashkëpunëtorë.

    Gjatë këtij takimi u diskutua gjerësisht për kampin e ardhshëm të ekipit kombëtar, i cili do të zhvillohet në muajin qershor, si dhe për përgatitjet sa më të mira për edicionin e radhës të Ligës së Kombeve që nis në shtator, njofton FFK-ja.

    Në këtë takim, presidenti Ademi shprehu mbështetjen e plotë për trajnerin Foda dhe shtabin e tij teknik.

    Ai e theksoi rëndësinë e përgatitjes sa më të mirë për kampin e qershorit, duke e konsideruar atë një mundësi të mirë për të konsoliduar ekipin për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

    “Presidenti Ademi vuri në dukje se 2024-ta është një vit shumë i rëndësishëm për ekipin kombëtar të Kosovës, duke kërkuar nga trajneri Foda dhe lojtarët që ta japin maksimumin e tyre për të arritur rezultatet e kërkuara. Ai shprehu besimin se me një punë të përbashkët dhe një përkushtim të plotë, ekipi mund të realizojë objektivat e vendosura dhe të bëjë krenarë Dardanët”, njofton shtëpia e futbollit kosovar.

    Nga ana e tij, trajneri Franco Foda e falënderoi Ademin për mbështetjen dhe për besimin e treguar, duke theksuar se ai dhe ekipi i tij janë të përkushtuar për të arritur suksesin dhe për të bërë më të mirën me Kombëtaren e Kosovës.

    Banori apo banorja i/e radhës në BBVK vjen nga Tirana, por kush është ai/ajo?
    Nga Rubrika
    Sport22 Qershor 2024
    Sot në Euro 2024 luhen tre ndeshje, një e grupit E dhe dy të grupit F. Nga ora 15:00 luhet ndeshja mes...
    Sport22 Qershor 2024
    Polonia është shteti i parë që është eliminuar zyrtarisht nga Euro 2024 që po mbahet në Gjermani. Polakët u mposhtën sot nga...
    Sport21 Qershor 2024
    Holanda dhe Franca e kanë mbyllur pjesën e parë me rezultat 0-0 edhe pse rastet nuk munguan. Tulipanët ishin të parët që...
    Të tjera
    Lajme22 Qershor 2024
    Dy institutet kombëtare të Shëndetit Publike, në Kosovë dhe Shqipëri kanë dalë me rekomandime pothuajse të njëjta ndaj qytetarëve për mbrojtje nga...
    Lajme22 Qershor 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se partia në pushtet – Vetëvendosje nuk e...
    Lajme22 Qershor 2024
    Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj konsideron se rruga Podujevë-Prishtinë tregon imazhin e vërtetë të Qeverisë “Kurti”. Ai për “Front Online” thotë se...
    Lajme22 Qershor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të premten, më 21.06.2024 pasi i njëjti dyshohet se ka kryer marrëdhënie...
    Lajme22 Qershor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një shtetas i Turqisë në pikën kufitare në Vërmicë, pasi i njëjti i ka...
    Lajme22 Qershor 2024
    Ish-zv.ministri i Infrastrukturës, në Qeverinë “Thaçi 1”, Adem Grabovci, thotë se Qeveria “Kurti” është më e dështuara në historinë e Kosovës. “Premtimet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.