Meqenëse pushteti aktual është në vitin e fundit të mandatit qeverisës, partitë politike në vend veçse kanë filluar diskutimet për shkuarjen e vendit në zgjedhje të reja.
Qytetarët kanë ndarë mendimet e tyre se a duhet tani të shkojë vendi në zgjedhje të parakohshme.
Tomë Dakugjokaj tha se e përcjell vazhdimisht sferën e politikës duke shtuar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.
“E përcjelli politikën, politikisht jam i informuar mendoj se duhet me shku në zgjedhje”, ka thënë Dakugjokaj.
Qytetari, Sylejman Gashi mendon se kjo qeveri është stabile.
“Jo, sipas meje jo, se qeveria është shumë stabile dhe nuk ka nevojë me shku në zgjedhje e veç me bë harxhime financiare”, ka thënë ai.
Ndërsa Rexhë Shoshi mendon se çdo gjë është katastrofë dhe kërkon të bëhet një qeveri shumë etnike.
“Se çdo gjë është katastrofë, s’di kush ha as pi në këtë Kososvë, me këqyrë Vetëvendosja shyqyr që është ardhë, s’po them pse s’është ardhë por s’na ka kallëzu diçka çka ka bërë jo me shpërnda Kuvendin, jo qeverinë veriu katastrof edhe atje është, unë ksiha thënë me mirë me shku në zgjedhje, sipas meje. Nuk po them partitë çfarë vendosin, me shku në zgjedhje e me ardhë një qeveri e përbashkët, shumë parti me u bë, e jo me udhëheqë një parti. Asnjë anëtarë i Vetvëndosjes nuk mundemi me thënë valla ka qenë diku drejtor a zëvendësrejtor. Janë bërë ministra, janë bërë drejtora e udhëheqin Kosovën. Ajo është katastrofë, mandej nuk po hyjë nga dialogu edhe ajo është një punë shumë e keqe që është bërë. Por inshallah mbushen mend e bëhet një qeveri shumë etnike që thojmë me shumë njerëz që dinë që kanë udhëhequr Kosovën pak më mirë. E shajshin Hashim Thaçin, por mos e shaj kërkon se s’je më i mirë as vet. Ka pranu Asociacionin tash pse s’pe pranon. keq të gjithë pe dimë që është i keq Asociacioni po Këshilli i Evropës nuk po të pranon por ndoshta këta e dinë më mirë se unë”, ka thënë Shoshi./EO