Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane tha për Front Online se kompanitë amerikane e shohin rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Kosovën si lokacion atraktiv për zgjerimin e investimeve, megjithatë ka sfida.
”Kosova duhet të adresojë sfidat me të cilat ballafaqohen e të cilat paraqesin pengesë për tërheqjen e investimeve amerikane dhe të tjera të huaja”.
Zeka vlerëson se sa i përket mbështetjes institucionale nevojitet një ngritje urgjente e kapaciteteve institucionale edhe për promovimin e potencialeve për tërheqje të investimeve.
”Gjithashtu edhe të ofrimit të kujdesit pas investimit për investitorët e huaj. Ky është shqetësim i cili është shprehur edhe nga vetë zyrtarët më të lartë të shtetit”.
Zeka beson që hyrja në të ardhmen e afërt në fuqi e Ligjit për Investimet e Qëndrueshme dhe riorganizimi i trupave përkatëse për promovimin e investimeve do të rezultojë më i efektshëm në mbështetjen e investitorëve.
“Legjislacioni aktual në fuqi për investimet e huaja megjithatë ofron mekanizma të efektshëm për mbrojtjen e investimeve të huaja”, tha ai.
Rreth gjysmë miliardë € investime amerikane në Kosovë, vitin e kaluar morën tatëpjetën