×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Flet vëllai i Ergys Arrazit: Kemi bërë 4 arkivolë, nusen do e përcjellim me 3 fëmijët

    FrontOnline
    06 Maj 2024

    Vëllai i Ergys Arrazit, që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe fëmijëve e se kjo më pas ka kryer vetëvrasje, Edison Arrazi ka folur për mediat.

    Edison Arrazi ka thënë se Alma Arrazi është respektuar në shtëpi, pasi ishte nusja e shtëpisë. Ai tha se vëllai i tij nuk ka ushtruar dhunë ndaj nuses së tij. Sipas tij, familja Arrazi ka bërë gati katër arkivole, një për nënën e fëmijëve dhe 3 për vogëlushët. Edison Arrazi ka thënë se në dijeninë e tij, i vëllai Ergysi nuk e tradhtonte bashkëshorten.

    Flet Edison Arrazi, vëllai i të dyshuarit Erdgys Arrazi: Është një ngjarje shumë e rëndë që na ka ndodhur në familjen tonë sepse ende nuk janë gjetur dy trupat e tjerë dhe dy i kemi të vdekur. Dua të sqaroj opinionin publik se vëllain tim e njeh e gjithë Shkodra sepse ka punuar në servis celularësh. Është e pavërtetë se vëllai ka ushtruar dhunë psikologjike apo fizike ndaj nuses tonë të shtëpisë.

    Ne pas ngjarjes së rëndë kemi bërë katër arkivola dhe nusen do ta përcjellim bashkë me të tre fëmijët. Ajo ka qenë nusja jonë dhe ne e kemi dashur dhe respektuar. Sa i përket ngjarjes nuk është e vërtetë se vëllai e ka dhunuar. Prokuroria na ka dhënë leje që vëllai të vinte në varrim dhe policia nuk e lejoi që ti hidhte një grusht dhe vajzës që varrosëm sot. Unë dua ti bëj thirrje të gjithëve që të mos nguten dhe të na lënë kohë që të dalë e vërteta e ngjarjes. Vëllai dhe nusja kanë shkuar shumë mirë dhe nuk kanë patur probleme siç po akuzohet gjithandej.

    Unë dua që vëllai të vijë në shtëpi dhe të varrosim edhe vajzën tjetër që u gjet sot. Faktet janë gjithandej se nuk është dhunues vëllai im sepse e njohin të gjithë. Ne kemi jetuar në një shtëpi sëbashku dhe nëse ka patur dhunë të paktën njëherë do e kishte denoncuar ose do kishte trokitur në dyert e ndonjë shoqate ose do e kishte gjetur një zgjidhje. Ne i kemi njoftuar për çdo gjë familjen e nuses tonë, që nga momenti i parë dhe deri më tani. Sot nuk kanë qenë në varrim por e dimë se dhimbja edhe për ata është po aq e madhe sa e jona. Edhe ata janë të respektuar nga ana jonë. Nusja është trajtuar prej shumë kohësh me ilaçe për stresin dhe depresionin. Nuk është se ka qenë në një gjendje të rënduar por herë pas herë ka marrë ilaçe. Ngjarja është shumë e rëndë dhe jemi tejet të ngarkuar. Unë për vete kam tre ditë që kam dalë nga burgu. Bëra katër vite burg dhe nuk e di ende se për çfarë i bëra sepse me kanë dënuar për bimë narkotike gjë që nuk është e vërtetë.

    Kafja me kunatën

    Nusja ime dhe nusja e vëllait atë pasdite kanë dalë si gjithmonë për të pirë kafe bashkë më fëmijët sepse kanë dalë shpesh sëbashku. Pasi kanë konsumuar kafen i ka thënë nuses time se do nisem për në Durrës dhe do vijë të më marrë vëllai. Nuk ka shfaqur asnjë problem gjatë qëndrimit në kafe dhe është sjellë krejt normalisht. I ka thënë se kam folur me burrin për vëllanë tim dhe se do iki për Durrës sepse më merr vëllai.

    Dyshimet për tradhti

    Unë nuk e di se ka patur një lidhje tjetër vëllai po sikur të ketë patur edhe 20 lidhje ai veprim nuk është asnjëherë i justifikueshëm sepse është një ngjarje e rëndë. Në dijeninë time nuk di të ketë patur lidhje jashtëmartesore. /lajmifundit

    30% më shumë kilometra në Petrol Company nuk janë teori e thatë, por rezultate të prekshme, me çmime me të…
    Nga Rubrika
    Lajme02 Qershor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministrit Kurti nuk jep dorëheqje sepse nuk mund të heqë dorë...
    Bota/Rajoni02 Qershor 2024
    Ish-presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinejad, i është bashkuar një liste në rritje të kandidatëve të linjës së ashpër në garën presidenciale të...
    Lajme02 Qershor 2024
    Gjatë qëndrimit në Stamboll, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar afaristë shqiptarë e me prejardhje shqiptare nga sektorë të ndryshëm që...
    Të tjera
    Lajme02 Qershor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vendosur lule te varri i rilindasit Sami Frashëri, në ditën e parë të qëndrimit të tij...
    Lajme02 Qershor 2024
    Deklaratat e presidentes Vjosa Osmani se Qeveria dhe MPJD nuk u dakorduan me të për letrën në Asamblenë Parlamentare po kritikohet edhe...
    Vip02 Qershor 2024
    Reperja e njohur Loredana, prej një kohe të gjatë, është në një lidhje dashurie me futbollistin Karim Adeyemi, të ekipit prestigjioz Borussia...
    Bota/Rajoni02 Qershor 2024
    Në Serbi të dielën po mbahen zgjedhjet për pushtetin lokal në dhjetëra qytete, përfshirë edhe zgjedhjet e përsëritura në Beograd, mes përpjekjeve...
    Bota/Rajoni02 Qershor 2024
    Kryetari i Komisionit të Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth, ka shprehur shqetësimin e tij, për lidhjet e ngushta të...
    Vip02 Qershor 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, ka lënë pa fjalë ndjekësit e saj në Instagram me një video të re që ajo...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.