×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Tragjedia në Shkodër, vazhdojnë kërkimet për nënën dhe 2 fëmijët

    FrontOnline
    06 Maj 2024

    Ndonëse polumbarët janë larguar në orët e muzgut ditën e djeshme nga vendkërkimet për t’u rikthyer këtë mëngjes, qytetarët dhe banorët e zonës të mbështetur dhe nga Drejtoria Vendore e Policisë së Shkodrës, kanë kërkuar përgjatë gjithë natës për të gjetur trupin e nënës, Alma Arrazit dhe 2 fëmijëve të saj që dyshohet se janë vetëmbytur në lumin Buna.

    Qytetarëve ju janë vënë në dispozicion çdo mjet i nevojshëm për kërkimet gjatë natës në mënyrë që me varkat e tyre të gjenin në shtratin e lumit Buna trupat e nënës dhe 2 fëmijëve të tjerë. Klan News raporton se kërkimet kanë vijuar kryesisht në zonën e Dajçit në afërsi të Darragjatit, aty ku u gjet edhe 9-vjeçarja.

    Janë shtrirë gjithashtu në zonën e Anës së Malit e po ashtu në atë të Berdicës. Ndërkohë që sot polumbarët e RENEA-s së bashku me forcat e policisë kanë mbërritur sërish në këto vendngjarje për të rifilluar kërkimet për gjetjen e 3 trupave.

    Ashtu siç u raportua dhe ditën e djeshme, dhuna psikologjike dhe fizike e ushtruar sistematikisht ndaj 39-vjeçares, Alma Arrazi dhe 3 fëmijëve të saj të mitur, dyshohet se shtyu këta fundit të vetëmbyten duke u hedhur në ujërat e lumit Buna. Ishte një peshkatar i zonës që pikasi në ujërat e lumit trupin e pajetë të vajzës së madhe të famijes mbrëmjen së shtunës.

    E mitura vetëm 9 vjeç nuk kishte shenja dhune në trup, por pavarësisht kësaj ka dyshime se së bashku me të ëmën, motrën dhe vëllain e saj janë dhunuar nga i ati i tyre, Ergys Arrazi, çka i ka shtyrë ata drejt aktit fatal. Ky i fundit tashmë është arrestuar nga policia, e cila informon se 31-vjeçari rezulton person i dënuar më parë për kultivim kanabisi dhe i proceduar për dhunë në familje.

    Nga verifikimet e kryera, Alma Arrazi me 3 fëmijët e saj, para se të ndërmerrnin aktin e vetëvrasjes ka takuar kunatën e saj, bashkëshorten e vëllait të Ergys Arrazit, të cilës nuk i ka shprehur asnjë shqetësim apo dhënë indicie se do kryente këtë akt.

    Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Qershor 2024
    Nga 1 korriku rriten pagat për punonjësit e administratës shtetërore publike në Shqipëri. Paga mesatare do të arrijë në 105 mijë lekë....
    Bota/Rajoni26 Qershor 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka vazhduar me avazin e tij të vjetër duke e luajtur të fortin në prag të takimit...
    Bota/Rajoni26 Qershor 2024
    Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë sot ka deklaruar se Petar Petkoviqit i është ndaluar hyrja për në Kosovë nga institucionet...
    Të tjera
    Lajme26 Qershor 2024
    Zëvendëskryeministri dhe ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq e ka pritur sot në Zagreb ministrin kosovar të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Ata diskutuan...
    Lajme26 Qershor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka uruar ish-kryeministrin holandez, Mark Rutte, për emërimin si sekretar i Përgjithshëm...
    Lajme26 Qershor 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka konfirmuar se ka refuzuar kërkesën e drejtorit të së ashtuquajturës Zyre për Kosovën në...
    Lajme26 Qershor 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq nuk është optimist për arritjen e një marrëveshjeje në takimin e...
    Sport26 Qershor 2024
    Zvicra të shtunën mbrëma do të ndeshet me Italinë në 1/16 e finales së Evropiani ‘Gjermani 2024’. Reprezentuesi i Zvicrës, Remo Freuler...
    Bota/Rajoni26 Qershor 2024
    Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë sot ka deklaruar se Petar Petkoviqit i është ndaluar hyrja për në Kosovë nga institucionet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.